Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shfrytëzonin minorene për prostitucion, kapen dy persona të shpallur në kërkim
English

Shfrytëzonin minorene për prostitucion, kapen dy persona të shpallur në kërkim

Tiranë, 26 nëntor, NOA – Policia e Tiranës ka arritur të vërë në pranga edhe dy personat e tjerë të shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.

Operacioni i koduar “Liqeni II”, që zbuloi skemën shfrytëzimit tw dy minoreneve në hotelet luksoze në kryeqytet ka arrestuar sot 21-vjeçarin Faket Jashar Begani, dhe 17-vjeçaren K.V, të dy lindur dhe banues në Tiranë.

I njëjti aksion policie bëri të mundur pak ditë më parë arrestimin e 23-vjeçarëve, Elis Tafa dhe Emiliano Rrapushi, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, si dhe dy vajzave me iniciale Z.M. dhe F.C., respektivisht 21 dhe 17 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë.

Sipas policisë, Begani, Tafa dhe Rrapushi, për një periudhë gjashtëmujore kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni tre vajzat, 21 dhe 17 vjeçe, dy të fundit në moshë të mitur.

Specialistët e policisë kanë arritur në përfundimin se vajzat shfrytëzoheshin për klientë “vip”, të cilët siguroheshin nga shtetasit Faket Begani, Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushi.

a.k/NOA

KOMENTE