Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje! vazhdon të zgjerojë rrjetin
English

Vetëvendosje! vazhdon të zgjerojë rrjetin

Prishtinë, 26 nëntor, NOA - Këshillat për Zhvillimin e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje!, në kuadër të zgjerimit të rrjetit të saj, kanë organizuar tubime publike me qytetarë në komunat e Fushë-Kosovës, Mitrovicës, Prizrenit, Kastriotit, Gjilanit, Vitisë, Drenasit, Vushtrrisë, Dardanës, Prishtinës si dhe të Besianës. Fillimisht, në Fushë Kosovë, Vetëvendosje! ka themeluar edhe dy pika. Me këtë rast është mbajtur edhe një takim me qytetarë ku morën pjesë Afrim Hoti, vëlla i intelektualit të shquar, Ukshin Hoti i shoqëruar nga Milaim Kadriu dhe Elza Sadiku.

“Kemi një histori më shumë se dy mijë vjeçare të cilën e karakterizojnë luftëra dhe përpjekje për liri e çlirim. Pa u mbështetur në këtë histori tonën nuk mund të kemi një të ardhme ku do të dominojnë vlerat. I jam bashkuar Lëvizjes sepse kemi nevojë për ardhje të vlerave në pushtet e jo t’i lejojmë këta bajraktarë pashallëqesh që duke u pasuruar vetë t’i shkatërrojnë themelet e kombit tonë të shumëvuajtur” tha ndër të tjera Afrim Hoti.

Ndërsa në Mitrovicë, Vetëvendosje! mbajti tubime me qytetarë në fshatrat Tunel i Parë dhe Shupkovc ku folën Nazmi Mikullovci, Faruk Mujka, Florije Drevinja dhe Raif Qela.

Qytetarët patën rastin të njihen me gjerësisht me programin e Lëvizjes duke u thelluar më shumë në dy shtyllat kryesore të këtij programi që janë, shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomik.

Në Prizren Vetëvendosje! organizoi ty tubime publike me qytetarë në fshatrat “Legjendë” dhe “Atmaxhë” të komunës.

Tubimin e hapi Islam Thaqi, i cili e prezantoi programin politik, duke u përqendruar në veçanti tek hapat që do t’i ndërmerr Lëvizja, në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale në vend.

Në Gjilan, Vetëvendosje!ka themeluar deri më tani 31 pika nëpër fshatrat dhe lagjet e Gjilanit.

“Nuk mjafton të jeni vetëm të pakënaqur dhe të zhgënjyer. Ju duhet të organizoheni dhe të bashkëngjiteni në Lëvizjen e cila do të jetë shpresa për të dalur nga kjo pakënaqësi e thellë qytetare,” tha ndër të tjera Ismail Kurteshi.

Ndërsa Avni Rudaku, u foli banorëve të fshatit Kishnapole për programin e përgjithshëm politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me theks të veçantë bashkimin kombëtar. “Lëvizja synon që idenë e bashkimit kombëtar ta shqyrtoj në dy kontekste: në nivelin e së drejtës ndërkombëtare që një shtet sovran të bashkohet me atë që dëshiron, në nivelin e organizimit të referendumeve, si votë popullore e realizimit të vullnetit për bashkim kombëtar. Faza e parë mendohet të jetë ndryshimi kushtetues, e pastaj shpallja e referendumit.” tha ndër të tjera Rudaku.

n.e/NOA

KOMENTE