Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heqja e vizave, Haxhinasto vlerëson angazhimin e organizatës jo qeveritare “Ndihmë…”
English

Heqja e vizave, Haxhinasto vlerëson angazhimin e organizatës jo qeveritare “Ndihmë…”

Tiranë, 27 Nëntor 2010 NOA - Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto vizitoi sot stendën “Shqipëri pa kufi” e çelur në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga “Klik Expo Group”.

Duke vizituar këtë mjedis, Haxhinasto vlerësoi angazhimin e organizatës jo qeveritare “Ndihmë…” në fushatën për sensibilizimin e qytetarëve mbi proçesin e liberalizimit të vizave.

Ndër të tjera, Ministri Haxhinasto tha se u ndal posaçërisht para stendës së një organizate jo qeveritare, pasi siç tha, ajo është angazhuar në promovimin e informacionit të domosdoshëm për momentin kur të gjithë shqiptarët do të lëvizin të lirë pa viza në hapësirën Shengen.

“Mendoj se kësaj ngjarje të madhe për shqiptarët i shërbejnë edhe kontributet e shoqërisë civile, të cilat ndihmojnë shqiptarët, që kur të lëvizin në Evropë, të prezantohen si janë në të vërtetë: njerëz dinjitozë, evropiane, të gatshëm të kontribuojnë me kulturën e tyre dhe me gjithçka që përfaqësojnë në tërësinë e vlerave evropiane”, - vijoi ministri.

Ai përgëzoi në mënyrë të veçantë organizatorët dhe uroj që mesazhi i tyre të bëhet sa më publik.

“Përmes tij nënvizohet se shqiptarët që do të udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm ndaj të gjitha kritereve dhe standardeve që duhet të respektojnë në hapësirën e Evropës së Bashkuar”, - tha ministri i Jashtëm.

e.r/NOA

KOMENTE