Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kumanova nis festimet madhështore për 28 Nëntorin
English

Kumanova nis festimet madhështore për 28 Nëntorin

Kumanovë, (Maqedoni), 27 nwntor, NOA - Dita e Flamurit kombëtar 28 Nëntori në Kumanovë do të shënohet në sheshin e qytetit të Kumanovës me moton “Kumanova thërret në Bashkim-bashkohu edhe ti!”, i cili do të mbahet të dielën dhe do të gërshetohet me një koncert të madh.

Në manifestim “Së bashku të festojmë 28 Nëntorin”, në Kumanovë, sipas organizatorëve do të marr pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku i cili edhe do të ketë fjalën e rastit, ndërkaq nga estrada e artistëve do të jetë prezent artisti i popullit Reshat Arbana.

Sipas organizatorëve në këtë ditë të shënimit të përvjetorit të ditës së Flamurit në manifestim do të ketë shumë flamuj kombëtar por qe edhe të gjithë banorët e kësaj ane mund të dalin me nga një flamur për ta shënuar këtë ditë. Gjithashtu është paraparë që në këtë manifestim të ketë edhe një flamur me dimensione të mëdha.

Ky manifestim do të jetë i gërshetuar edhe me një koncert të madh të estradës muzikore nga Maqedonia e Kosova.

Në mesin e këngëtarëve do të jenë edhe Adelina Tahiri, Dritëro Shaqiri, Fatmire Mjaku, rapsodë nga Ferizaj, Gjyle Çollaku, Adnan Daci, Drita Musliu, Bertan Asllani, Adrian Gaxha, Sunaj Raimi, Aziz Murati, SHKA “Kaçaniku”, “Foleja’, “Hareja”, Shpresim Zylbehari, Shpend Latifi, Xhezair Elezi etj.

Dita e Festës së Flamurit 28 Nëntori po shënohet edhe në shkollat fillore në Kumanovë e Likovë dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe. Në të gjitha këto shkolla po mbahen programe artistike duke u kënduar himni dhe duke mbajtur fjalime nga nxënës dhe arsimtarë duke e përkujtuar këtë ditë si një nga më të rëndësishmet e kombit shqiptar.

Për ta shënuar këtë ditë, ditë më parë, kryetari nder të kësaj dite ditë më parë kryetari i Bashkimit Demokratik Kombëtar (BDK), Hysni Shaqiri, kishte bërë ftesë publike që të gjithë liderët partiakë shqiptarë të shënonin së bashku në Sllupcan të Likovës.

“Në vitin 2001 drejt Karadakut ishte përqendruar vëmendja e gjithë shqiptarëve, andaj le të jetë Festa e Flamurit, 28 Nëntori ajo që na bashkon të gjithëve, pikërisht në rajonin që simbolizon heroizmin dhe sakrificën e shqiptarëve të Maqedonisë”, ka thënë Shaqiri.

Sipas tij në këtë takim pos festës do të shfrytëzohej për t’u hapur çështjet me rëndësi për shqiptarët, siç është integrimi i vendit në BE dhe NATO dhe regjistrimi i popullsisë. NOA/INA

KOMENTE