English

“PLUS” përuron Qendrën Teknologjike në vigjilje të festës së pavarësisë

Tiranë, 27 nëntor, NOA - Në vigjilje të festës kombëtare të Pavarësisë, operatori më i ri celular në vend, PLUS përuron Qendrën e saj të parë teknologjike, ku është instaluar teknologjia më bashkëkohore e telekomunikacionit, e cila operohet nga një staf tërësisht shqiptar.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë së katërt celulare në vend, PLUS, Moni Buchnik, duke folur për objektivat e biznesit të PLUS tha se “PLUS ka si përparësi absolute ofrimin e cilësisë më të lartë dhe çmimeve më konkurruese për shërbimet dhe produktet. Duke shfrytëzuar këto avantazhe PLUS ofron produkte dhe shërbime unike, duke filluar nga paketat me kontratë për bizneset, që plotësojnë në maksimum kërkesat e bizneseve për një komunikim të plotë, dhe në të njëjtën kohë sigurojnë kontrollin mbi kostot dhe fleksibilitetin e duhur për klientët”, theksoi drejtori Buchnik.

Gjatë ceremonisë së përurimit të qendrës së parë teknologjike, Kryetari i Bordit Drejtues, Petraq Shomo u shpreh se “Një nga vlerat më të rëndësishme të PLUS lidhet me të qenit një kompani tërësisht shqiptare, që për ne përkthehet në më shumë investime, më shumë vende punë direkte dhe indirekte, ri-investim kapitalesh në Shqipëri dhe mbi të gjitha më shumë vlerë për biznesin dhe kombin shqiptar”, tha zoti Shomo.

Në ceremoninë e përurimit të qendrës së parë teknologjike të kompanisë celulare PLUS merrte pjesë edhe kryeministri Sali Berisha.

mit/NOA
KOMENTE