Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Thesaret” e Bosnjë-Hercegovinës, në Klik Ekspo Group
English

“Thesaret” e Bosnjë-Hercegovinës, në Klik Ekspo Group

Tiranë, 27 nëntor, NOA – Atu ku promovohen prodhimet shqiptare gjenden edhe “thesaret” e Bosnje-Hercegovinës, këtij shteti ballkanas fqinj, që inspiron sikundër Shqipëria integrimin në Bashkimin Evropian.

Në Panairin e 17-të Ndërkombëtar të Tiranës, “Klik Ekspo Group”, janë shfaqur prodhime të ndryshme origjinale boshnjake dhe shërbime të ndryshme për qytetarët.

E përhershme në Galerinë e Shteteve në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, Bosnjë Hercegovina, që quhet si një nga “veteranet” e panairit të Tiranës, sjell një larmi produktesh dhe shërbimesh, nën logon e Dhomës së Tregtisë së Jashtme, duke u prezantuar me 8 kompani rajonale e ndërkombëtare, që operojnë në fushat e mobilimit, sistemeve të ngrohjes së ambjenteve të brendshme, konstrukteve metalike e hidraulike, makinerish ushtarake, kabllot elektrike e deri tek prodhimi i produkteve ushqimore, produkteve për të sapolindur dhe kafesë, prodhime të spikatura, që njihen në vendet më të zhvilluara.

Gjatë ditëve të panairit përfaqësuesit e Dhomës për Tregtinë e Jashtme të Bosnje-Hercegovinës dhe Agjencisë së Promovimit të Eksportit të këtij vendi shprehen të kënaqur me standardet e ofruara nga organizatorët e Klik Ekspo Group në ketë edicion të Panairit.

Sipas Agjencisë së Promovimit të ekonomisë së Bosnjë Hercegovinës mallrat boshnjake prezantohen në panaire ndërkombëtare, në vend dhe jashtë; ku sigurohet informacioni mbi sistemin ligjor, legjislacionin ekonomik, përfshirë dhe shërbime ligjore për ente ekonomike të huaja dhe të vendit.

Kompanitë pjesëmarrëse boshnjake në panairin Klik Ekspo Group në Tiranë janë 8:

MLADEGS – PAK

Kompania Mladegs Pak është themeluar në vitin 1988 dhe e nisi veprimtarinë vetëm me 3 punonjës. Sot kompania ka 175 punonjës dhe një traditë të gjatë në prodhimin e një ushqimi të shëndetshëm. Kompania përfaqësohet me dy emra markash: BONITO dhe DOMINUS. Marka BONITO është marka kryesore e kompanisë me 175 artikuj ose 6 grupe produktesh: Prodhime domateje (ketchup dhe pure domateje), Garnitura (erëza, piper I kuq, piper etj.), embëlsira (pudingje, kremëra, etj.), paketime (enë për paketime, oriz, prodhime drithërash, etj.), pije (boni quick, kakao) dhe çajra (bimore, natyrore, frutash). Marka tjetër e produkteve DOMINUS është një alternativë pë rata klientë që deshirojnë të kenë një mundësi zgjedhjeje. Kjo markë përfshin 4 grupe produktesh: Ketchup, pudingje dhe kremëra, oriz, çajra. Kompania furnizon Bosnjën dhe Hercegovinën me produktet e veta, por produktet e BONITO mund të gjenden edhe në tregjet e SHBA-së, Australisë, Zvicrës dhe Suedisë. Gjithashtu, edhe në tregjet e Malit të Zi, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Sllovenisë dhe Kroacisë.

VOCAR

Kompania Vocar është themeluar 1989 si një kompani private tregtare për tregti të brendshme dhe eksport-import në industrinë ushqimore. Aktivitetet kryesore të kompanisë Vocar janë prodhimi i vaferave Snack në variacione të ndryshme (drithëra dhe patate), prodhimi i kumbullave të thata, përpunimi dhe paketimi i produkteve të ndryshme (nga 50 gram në 2 kg apo në bazë tëkërkesave). Me qëllim për të mundësuar plotësimin e të gjitha kërkesave të klientelës, kompania ka filluar në 2002 programin për të përfituar certifikatën ISO 9001 QA. Kompania eksporton prokduktet e veta në tregjet e BE-së, si dhe në Zvicër, Kroaci dhe SHBA.

TT KABELI

TT Kabeli është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kabllove elektrikë në Bosnjë Hercegovinë. Aktiviteti kryesor është prodhimi I kabllove elektrikë deri në 1 kV me kosto minimale, shpërndarja e produkteve të tyre me çmime të pranueshme dhe zbatimi i cilësisë për instalimet energjetike dhe elektrike më të ndërlikuara, të bazuara në kërkesat e klientit. Produktet prodhohen në përputhje me standartet HD, VDE/DIN, JUS/HR dhe IEC. TT Kabeli zbaton gjithashtu standartet e cilësisë ISO 9001:2000 dhe zotëron certifikata të tjera të testimit të përshtatshmërisë dhe llojit.

PCELICA MAJA

Kompania Pcelisa Maj u themelua në 1998 në Bileca. Aktivitetet kryesore të kësaj kompanie janë prodhimi i rrobave të foshnjave, si trupore për bebe, këmisha dhe pantallona, pandofla, kapele, grykore, komplete për shtretër, kuverta dhe peshqirë. Kompania prodhon mbi 100 produkte të ndryshme për foshnja dhe për fëmijë të vegjël dhe i shet produktet e veta jo vetëm në Bosnjë Hercegovinë, por eksporton gjithashtu edhe në Kroaci. Marka e produkteve të kompanisë është e famshmja Bleta Maya.

VISPAK

VISPAK u themelua në 1972 me qëllimin pjekjen dhe paketimin e kafesë së papërpunuar. Sot, qëllimi i aktiviteteve të kompanisë është prodhimi, përpunimi, paketimi dhe tregtimi i produkteve ushqimore si të gjitha llojet e kafesë, çajra, çokollata, kremra, snacks, supëra, erëza, pudingje, cappuccino etj. VISPAK ushtron të gjitha proceset e aktivitetit në përputhje me sistemin e menaxhimit të cilësisë HACCP dhe HALAL. VISPAK ka marrë gjithashtu edhe certifikatën e produkteve organike KRAV. Kompania eksporton produktet e veta në tregjet e SHBA, Kanadasë, Australisë, Suedisë, Hollandës, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës etj.

ARTING GRADNJA

Kompania Arting Gradnja u themelua në 1991. Kompania mobilon apartamente dhe restorante me materiale druri (dushk, frashër, ah, qershi), si dhe prodhon mobilje, kopshte dhe plazhe. Përveç design-it modern të mobiljeve, kompania është gjithashtu e njohur për punimet e pakrahasueshme të mobiljeve. Kompania prodhon në përputhje me deshirat e klientelës, design-it, përmasave dhe llojit të drurit. Të gjitha produktet e kësaj kompanie, që prodhohen në seri, janë testuar prej Institutit të Zagrebit për Cilësinë, Euroinspekt.

MIKROELEKTRONIKA

Kompania Mikroelektronika është themeluar në vitin 1975 si pjesë e një kompleksi të gjerë ushtarak industrial. Produktet kryesore të Mikroelektronika kanë qenë pjesë elektronike shumë të sofistikuara për modele specifike radarësh, snajperash dhe raketash të forcave ajrore, si edhe në njejtën linjë produktesh për tanke në terren, automjete të blinduara.

Pas 1990-ës, kompleksi humbi tregun e vet për shkak të ngjarjeve që ndodhën në rajon dhe Mikroelektronika u shndërrua në një kompani tregtare, por ende duke ruajtur një cilësi të lartë me inxhinierët më të mirë të zhvillimit në rajon. Sot, biznesi kryesor i saj ka të bejë me zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve dhe multitesterave të energjisë elektrike, të dizenjuara për menaxhimin e konsumimit të çdo lloj burimi energjie në përdorim shtëpiak dhe industrial.

Sistemet e kompanisë renditen ndër më të mirët në botë me një gamë të gjer certifikataash domethënëse, të tilla si DLMS dhe CE, në sajë të përpjekejeve të mëdha dhe përgatitjes së inxhinierëve të kompanisë. Sistemet e kompanisë përdoren kryesisht nga shpërndarës elektriciteti me qëllim për të shkurtuar në mënyrë domethënëse humbjet e energjisë.

Duke përdorur këto sisteme, kontrolli mund të jetë automatik dhe menaxhimi mund të thjeshtëzohet për shpërndarjen, ndërkohë që cilësia e energjisë së shpërndarë dhe të konsumuar analizohet tërësisht në çdo kohë, e shoqëruar gjithmonë me raporte në bazë të një game të gjerë informacioni të matur dhe të regjistruar.

mit/NOA
KOMENTE