English

Urgjent/Anija shqiptare rrezikon të mbytet në brigjet greke

Peleponez, 27 nëntor, NOA – Një anije shqiptare rrezikon të mbytet në brigjet e gadishullit të Peleponezit në Greqi. Anija ka dhënë sinjalin për ndihmë, pas një avarie që ka pësuar. Ndërkohë që vështirësitë për ekuipazhin kanë të bëjnë dhe me kohën e keqe.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Greqi raporton se lajmi është konfirmuar edhe nga Roja bregdetare Greke. Ende nuk është bërë i ditur emri i anijes, ndërsa konfirmohet se mban flamurin shqiptar. Anija transporton laëndë drusore.

Forca të rojës bregdetare greke janë nisur në drejtim të vendit nga ku ka dhënë alarmin ekuipazhi i anijes.

a.k/NOA (Vijon...)

KOMENTE