Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /home/lajmegenalftp/public_html/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen 3 aktivistë, reagimi zyrtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
English

Arrestohen 3 aktivistë, reagimi zyrtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lipjan, 28 Nëntor 2010 NOA Update R.Bulku - Në orën 17:40 sot pasdite, në qendër të Lipjanit, në Kosovë, u arrestuan tre aktivistë të Lëvizjes VETËVENDSJE!?

Aktivistët Nderim Matoshi, Astrit Fazliu dhe Qendrim Murati u arrestuan gjatë heqjes së flamujve të Ahtisaarit dhe vënies së flamujve kombëtar.?

Aktivistët e arrestuar Nderim Matoshi, Astrit Fazliu dhe Qendrim Kastrati u arrestuan nga dy policë civilë serbë, shumë afër stacionit policor dhe për momentin akoma janë nën arrest.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Reagoi mbi ngjarjen dhe tha se e konsideron flamurin e ashtuquajtur të “Kosovës”, flamur të kontrabanduar dhe të imponuar, për të cilin nuk është pyetur populli asnjëherë, andaj edhe nuk është i tij.

Prandaj ky aksion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i nisur do të vazhdojë, në mënyrë që gjatë festës kombëtare, Ditës së Flamurit Kosova të jetë e dekoruar vetëm me flamuj kombëtarë.

r.b/a.b/NOA

KOMENTE