Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /home/lajmegenalftp/public_html/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: 98-vjetori i Pavarësisë, Shqipëria në NATO dhe pa viza në BE
English

Berisha: 98-vjetori i Pavarësisë, Shqipëria në NATO dhe pa viza në BE

Tiranë, 28 nëntor, NOA – Kryeministri Sali Berisha tha sot se 98-vjetori i Pavarësisë e gjen Shqipërinë në një vend anëtar të NATO-s dhe qytetarët e saj si banorët e vendeve të Bashkimit Europian, duke udhëtuar pa viza.

Berisha u shpreh se në çdo 28 Nëntor nderohen ata që themeluan kombin, si edhe ata që kanë dhënë kontribut përgjatë gjithë ekzistencës së tij. Berisha vlerësoi se sot nderohen edhe ata që luftuan për çlirimin e vendit dhe e “renditën Shqipërinë në krahun e drejtë të luftës”.

“Është dita e mirënjohjes së thellë, e përuljes me nderim të madh ndaj të rënëve të kombit, ndaj atyre që ranë për një Shqipëri të pavarur, ndaj atyre që ranë nga regjimi më i egër diktatorial, që bënë sakrificën më të madhe që vendosën sakrificën e tyre në vend të parë”, tha kreu i qeverisë.

Ai u shpreh se në këtë ditë vlerësohen dhe ata që u dënuan në mënyrë të padrejtë përgjatë 45 viteve të komunizmit. Ndërsa shprehu vlerësimin për hyrjen e vendit në NATO.

“Janë ata që e bënë sot Shqipërinë një vend anëtar të NATO-s, që e bënë sot një vend që feston lëvizjen e lirë në Evropë. Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti e bekoftë flamurin e tyre”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë vlerësoi dhe luftën që ka bërë Kosova.

a.k/NOA

KOMENTE