English

Berisha në familjen Hajdari: Sot ëndrra e Azemit u bë realitet

Tiranë, 28 nëntor, NOA - Duke kremtuar në një ditë Festën e Pavarësisë dhe atë të Çlirimit, pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, kryeministri Sali Berisha zhvilloni vizita në familjet e dëshmorëve.

Kryeministri Berisha vizitoi familjen e dëshmorit të demokracisë Azem Hajdari dhe familjen e dëshmorit të Luftës Antifashiste, komandantit të Ballit Kombëtar dhe një prej firmëtarëve të Marrëveshjes së Mukjes, Hysni Lepenica.Në vizitën në familjen Hajdari, Berisha shprehu nderimet më të thella për Azem Hajdarin.

Ai u shpreh se Azemi dhe gjithë heronjtë e tjerë “vendosën sakrificën në themel të lirisë dhe të historisë së lirisë”.

Nga ana tjetër Berisha u shpreh se ëndrra e Azem Hajdari u bë realitet. Duke folur për kontributin e Azemit dhe të heronjve të tjera, Berisha u shpreh se “askujt më shumë se atyre nuk u takon e ardhmja, sepse ajo ka munguar dhe çdo hap drejt saj, çdo horizont i ri, Azemin e bën më të madh, më të përjetshëm, më të pranishëm. Por ka dhe një ngushëllim të madh, tha ai, sepse sot ëndrra e Azemit është realitet”.

Gjatë vizitës në Familjen Lepenica kryeministri Berisha i përcolli pjesëtarëve të familjes, urimet për Ditën e Pavarësisë si dhe i shprehu atyre nderimin e tij të madh por dhe të të gjithë shqiptarëve për sakrificën e Hysni Lepenicës dhe të bashkëluftëtarëve të tij pa të cilën shqiptarët nuk do të ishin më në hartën e Evropës.

“Ne u detyrohemi atyre për lirinë që kemi sot, u detyrohemi të gjithë për këto që kemi arritur e do arrimë”, u shpreh kryeministri.

a.k/NOA

KOMENTE