Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buxhuku: Buxheti 2011 rrezikon të shpërdorohet nga fushata elektorale
English

Buxhuku: Buxheti 2011 rrezikon të shpërdorohet nga fushata elektorale

Tiranë, 28 nëntor, NOA – Shuma e parashikuar në Buxhetin e vitit 2011 vlerësohet si një zhvillim pozitiv për ekonominë, por shpërndarja e fondeve rrezikon të shpërdorohet gjatë fushatës elektorale.

I këtij mendimi është Administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku në analizën që i bën buxhetit të vitit 2011.

“Në buxhetin e vitit 2011 parashikohet një numër mjaft i madh dhe pjesëzim i theksuar të projekteve të parashikuara për tu financuar, ç’ka rrezikon seriozisht uljen e efektivitetit, cilësisë, rritjen e shpërdorimit të parave publike në kushtet edhe të fushatës zgjedhore të afërme”, tha sot Buxhuku në një deklaratë për mediat.

Ai shprehet se copëtimi i investimeve publike, në një numër mjaft të madh projektesh të shtrirë në gjithë hapësirën gjeografike të vendit, për më shumë në kushtet e institucioneve publike kontrolluese mjaft të dobëta rrezikon, që të pakësoj ndjeshëm efektivitetin e investimeve dhe shpërdorim të parave publike.

“Përvoja e deritashme ka treguar qartë, se vetëm investimet e përqendruara në sektorë strategjike, vlera të mëdha dhe të zbatuar në kohë sa më të shkurtër mund të ndryshoj gjendjen e deritashme të shpenzimit pa efektivitet dhe cilësisë së dobët të një pjese mjaft të madhe të veprave infrastrukturore me financime të buxhetit të shtetit”, u shpreh Buxhuku.

Një tjetër kritikë e tij në lidhje me buxhetin lidhet me faktin se ky dokument trashëgon mënyrën e vjetër të përzgjedhjes së projekteve që do të financohen.

“Konfindustria këshillon, që investimet kapitale të buxhetit 2011 të rishikohen drejt përqendrimit në disa projekte të mëdha në sektor strategjike të ekonomisë si: - turizmi, ku urgjente është mënjanimi i ndotjeve nëpërmjet ndërtimit të impianteve të përpunimit të mbetjeve të ngurta dhe të lëngëta, - infrastrukturën rrugore dhe portuale në disa projekte të rëndësishme me rëndësi kombëtare të përzgjedhura jo subjektivisht, por vetëm nëpërmjet vlerësimit ekonomik-financiar”, shprehet ai.

Nga ana tjetër Administratori i Konfindustrias vlerëson shtyllat kryesore të buxhetit, si madhësinë e tij prej afërsisht 4 miliard $, nxjerrjen e eurobondit dhe uljen teorike të trysnisë fiskale prej 0.2 pikësh.

“Konfindustria këshillon, që institucionet shtetërore duhet të vlerësojnë me kujdesin më të madh politikat e nevojshme për sigurimin e të ardhurave të parashikuara në buxhet, ndërkohë kur mbështetur në të dhënat krahasuese të deritashme rritja e parashikuar prej 5.5% e PPB për vitin 2011, është synim jo lehtë i arritshëm”, shprehet Buxhuku.

a.k/NOA

KOMENTE