Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Dita e flamurit”, Pa kufi – Kosova është Shqipëri
English

“Dita e flamurit”, Pa kufi – Kosova është Shqipëri

Morinë, Prishtinë, 28 nëntor, NOA - Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Lëvizja Rinore për Bashkim organizoi aksionin me lajtmotivin, “Pa kufi- Kosova është Shqipëri”.

Ky aksion u zhvillua në kufirin shqiptaro-shqiptar, Morinë, ku morën pjesë mëse njëqind të rinj, të cilët zbuluan tabelën me moton e aksionit dhe shpalosën një flamur gjigant kuq e zi. Qëllimi i këtij aksioni ishte shprehja e qëndrimit kundër vazhdimit të ekzistencës së pakuptim të kufirit midis shqiptarëve.

Ndërsa lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, në urimin e saj për 28 nëntorin, thekson rishtas ndarjen që ekziston midis institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj, ku nuk bëjnë përjashtim as shënimi i datave historike, siç është dita e Flamurit, 28 nëntori.

Lëvizja për Vetëvendosje bën me dije se qyteti i Prishtinës këtë 28 nëntor, po vlon nga qytetarët, që po e festojnë ditën e kombit të tyre.

Mijëra flamuj kuq e zi valëviten në rrugë e sheshe.

Gjithë hapësira kolektive frymon kuq e zi, thotë vetëvendosje në një deklaratë të sajën, duke thënë se flamurin kombëtar po e mbajmë fort edhe secili individualisht.

“28 Nëntori nuk është në kalendarin e festave zyrtare të shtetit, ai është në vetëdijen tonë kombëtare si histori dhe si perspektivë. Kjo datë historike bashkë më këtë flamur do t’i rrijnë si nur shumë shpejtë edhe institucioneve tona”, thotë Vetëvendosje.

Sipas saj, aty ku janë qytetarët, nuk janë institucionet, të cilat dëshmohet qartë nuk janë ndërtuar mbi bazën e vullnetit të popullit, andaj sipas Vetëvenosjes nuk e kanë pikë referimi historinë e tij.

mit/NOA
KOMENTE