Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /home/lajmegenalftp/public_html/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-kardiorurgu Berisha: Qeveria mbështet Neurokirurgjinë e integruar shqiptare
English

Ish-kardiorurgu Berisha: Qeveria mbështet Neurokirurgjinë e integruar shqiptare

Tiranë, 28 nëntor, NOA – Pas kremtimeve të mëngjesit për festën kombëtare të Pavarësisë, Kryeministri Sali Berisha ka riveshur sot petkun e kardiorurgut të njohur në inaugurimin e përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e godinës së shërbimit të Neurokirurgjisë.

Kjo godinë e re i ka kushtuar buxhetit të shtetit 3.5 milion dollarë dhe është rikonstruktuar sipas normave spitalore të Bashkimit Evropian.

Ky shërbim i Neurokirurgjisë, që u inaugurua një ditë më parë me të parën ndërhyrje historike nga stafi shqiptar për zhdukjen e hemorragjisë duke mos hapur kafkën e kokës, mbetet qendra e referencës, e cila mbulon jo vetëm Shqipërinë, por dhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi si dhe emigrantët, që jetojnë jashtë vendit.

Sallat e operacionit të neurokirurgjisë janë të pajisura me aparatura sipas normës 2000-91 me fluks laminar, që ul në mënyrë të ndjeshme infeksionet spitalore dhe plotëson normat bashkëkohore evropiane.

Kryeministri shprehu kënaqësinë që në ditën e përjetësisë së kombit shqiptar, atë më të shënuarën ditë të shqiptarizmës, Pavarësinë e kombit, të ndajë edhe gëzimin e inaugurimit të kësaj qendre moderne të neurokirurgjisë së integruar.

Në fjalën e tij, shefi i ekzekutivit, përgëzoi punën e profesor Mentor Petrelës dhe të të gjithë ekipit mjekësor për përpjekjet e gjithanshme dhe arritjet e mëdha në njërën nga fushat më të rëndësishme, por dhe më delikate e më të vështira të mjekësisë shqiptare dhe asaj botërore, neurokirurgjisë.

Kryeministri theksoi se “qeveria po vendos mbi sistemin shëndetësor një mekanizëm të ri financiar së bashku me një reformë të thellë, për të bërë të mundur, që shqiptarët të gëzojnë shërbime cilësore nga më modernet që meritojnë”.

“Ne ju garantojmë ju se do ju mbështesim për të gjitha teknologjitë më të avancuara më moderne në mënyrë, që ju t’u ofroni të sëmurëve tuaj shërbimet më cilësore”, u tha neurokirurgëve shqiptarë kryeministri Berisha.

Të pranishëm gjatë këtij inaugurimi ishin edhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, shefi i shërbimit të neurokirurgjisë Dr.Mentor Petrela, Prof. Emanuel Houdart, neurointervencionist, Shef i Shërbimit Lariboisier, Prof. G.P Cantore shef i Neurokirurgjisë në “ La Sapienza” Romë dhe Prof. G. Broggi Drejtor i Instituto Neurologico “ Carlo Besta “ të Milanos, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, stafi mjekësor etj.

mit/NOA
KOMENTE
  • Muja14:01 - 02 Nëntor 2011
    Avancimi i neurokirurgjise ne Shqiperi , shume e nevojshme per popullin shqiptar ne te gjitha trevat e sidomos per kosovaret. Ne ju pergezojme per punen qe eshte bere ne krye me neurokirurgun e mirenjohur shqipetar Prof Mentor Petrela, jo vetem ne trevat shqipfolese por edhe me gjere. Suksese