Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Katër çmime në Sallonin e II të Gjilanit
English

Katër çmime në Sallonin e II të Gjilanit

Ngërthim i refleksionit simbolik

Gjilan, 28 Nëntor 2010 NOA - Ekspozita kolektive e organizuar në kuadër të Festës së 28 Nëntorit, u hap të shtunën në Galerinë e Artit në Gjilan. Përveç që artistët kanë prezantuar veprat e tyre, në këtë ekspozitë u ndanë edhe katër shpërblime. Nagip Berisha, Suad Rama, Agnesa Muharremi dhe Xheneta Kadillari, u cilësuar për nga puna e tyre dhe u shpërblyen si artistë më të mirë të kësaj mbrëmje.

Në ekspozitë janë përfaqësuar krijues të të gjitha brezave, pra, nga ajo e vjetër, e mesëm e deri te krijuesit të cilët posa e kanë filluar këtë rrugëtim të prezantimit virtual, duke filluar nga lëmit: piktura, skulptura, grafika, vizatimi e deri tek fotot artistike.

Kritiku i artit dhe njëherësh realizuesi i parathënies së këtij katalogu Ilir Muharremi thekson: “Një karakteristikë tjetër e edicionit të Sallonit është, padyshim, dominimi i figuracionit kompozicional, gati çdo i dyti pjesëmarrës veçohet me një trajtim të tillë, gjë që tipar i tillë pleks edhe veprat e krijuesve nga Shqipëria, pjesëmarrja e të cilëve akoma e më shumë e lartëson vetë konceptin e këtij manifestimi kulturor”.

“Në aspektin tematik ekspozita si një tërësi nuk reflekton në frymën narrative, por më tepër pasqyron primesat filozofike, suprematike-kozmike e simbolike, andaj si një tërësi konceptuale përkon me vetë konceptin e paramenduar të kuratorit për një eveniment të tillë, që tani është bërë tradicionale, jo vetëm në këtë pjesë të Anamoravës, por edhe në qendrat e tjera shqiptare” thotë Muharremi.

Ekspozita e sivjetme e edicionit të II paraqitet si një barometër e këtyre fushave artistike, ku pjesa dërmuese e veprave ngërthejnë një notë të një fryme abstrakte. Këto reflekse më së miri mund të venerohen në tablotë e brezit të mesëm e të ri, edhe pse janë hapërime hulumtuese të imazheve standarde duke filluar nga ekspresionizmi e deri te abstraksioni gjeometrik ato janë të sintetizuara në imazhet dhe motivet e këtij ambienti.

Në ekspozitë përveç fituesve u paraqiten edhe këta krijues: Agim Kadillari, Arbenita Kërqeli, Armend Fazliu, Avni Behluli, Bujar Jakupi, Burim Myftiu, Daut Hamolar, Demir Behluli, Faton Dërmaku, Filloreta Maliqi etj...

a.b/NOA

KOMENTE