Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /home/lajmegenalftp/public_html/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malësi e madhe, dy bashkëshortët e moshuar digjen në banesë
English

Malësi e madhe, dy bashkëshortët e moshuar digjen në banesë

Malësi e madhe, 28 nëntor, NOA – Një zjarr i rënë në banesë i ka fikur sot jetën në orët e para të mëngjesit, një çifti të moshuar nga Malësia e Madhe.

Ngjarja tragjike mësohet se ka ndodhur në fshatin Stare të Malësisë së madhe.

Korrepsondenti i agjencisë NOA informoi se kanë mbetur të djegur në banesën ku jetuan për kaq e kaq vite, Gjyste Dragu 63 vjeç dhe bashkëshorti i saj, Gjok Dragu 65 vjeç, të cilët rronin vetëm në shtëpi.

Sipas dëshmive zjarri është shkaktuar nga një sobë gazi, e cila duket se nuk është shuar mirë, pak para se dy të moshuarit të kenë rënë për të fjetur.

Zjarri ka rënë në banesë herët në mëngjes dhe ai nuk është shuar në kohë edhe për shkak të vështirësisë së ngjitjes së zjarrfikëses, pasi zona ndodhet në mal dhe rruga për aty është tejet e vështirë për tu kaluar, duke bërë që dy të moshuarit të humbnin jetën, në një ditë të shënuar për kombin.

mit/NOA
KOMENTE