Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çifti i shqyer , trajtimi grotesk i jetës së një çifti të martuar
English

"Çifti i shqyer", trajtimi grotesk i jetës së një çifti të martuar

Tiranë, 30 Nëntor 2010 NOA - Historia e një çifti të martuar, e trajtuar në mënyrë groteske, është në qendër të komedisë “Çifti i shqyer”, që është shfaqur së fundmi në Teatrin e Metropolit.

E shkruar nga dramaturgu italian Dario Fo, pjesa është vënë në skenë me regjinë e Julia Sinanit e Armela Demaj, si dhe nën interpretimin e Klodjana Keços dhe Ledjon Zoit.

Në tri shfaqjet e para të saj, drama është pritur mjaft mirë nga spektatori kryeqytetas, pjesëmarrja e të cilit ka qenë e konsiderueshme në sallën “Çehov” të Teatrit të Metropolit.

Drama është ndër të tjera edhe një refleksion mbi gjendjen aktuale të institucionit të familjes.

Kjo shfaqje synoi ta çojë spektatorin në një tjetër hapësirë dhe kohë, duke sjellë zhvillimin kronologjik të ngjarjeve brenda çiftit.

Gjithashtu, dhuron momente gazmore e mesazhe shumë reale mbi familjen dhe dashurinë.

Gruaja është një femër në depresion, e cila ka tentuar disa herë vetëvrasjen e zhgënjyer nga tradhtitë e vijueshme të së shoqit.

Nga ana tjetër, burri është në një përpjekje të përhershme për ta paraqitur këtë mënyrë jetese si diçka normale.

Ai pretendon se “çifti i hapur” është një domosdoshmëri e kohës, ku secili nga partnerët nuk është i detyruar të jetë besnik, por duhet të kërkojë “shkëndija dhe pasione të tjera”. Gjithçka shkon mire deri në momentin kur e shoqja, Antonia, e pranon këtë realitet.

Kur ajo vendos të lidhet me dikë tjetër, një profesor inteligjent dhe të pashëm, gjërat nuk janë më kaq të këndshme për bashkëshortin.

Drama “Çifti i shqyer” do të vijojë të shfaqet në Teatrin e Metropolit katër herë në javë, çdo të enjte, të premte, të shtunë e të diel, deri në fund të muajit dhjetor.

e.r/NOA

KOMENTE