English

Fratini: Wikileaks po kërkon të shkatërrojë botën

Itali, 29 nëntor, NOA – Pas publikimit të dokumenteve sekrete për diplomacinë amerikane dhe vendet e tjera nga faqja e internetit “Wikileaks”, kanë ardhur dhe reagimet e para. Ministri i Jashtëm italian Franko Fratni ka thënë sot se sulmi që kjo faqe po i bënë diplomacisë botërore është shumë i rëndë.

Ai është shprehur se “Wikileaks” “po kërkon të shkatërrojë botën”. Reagime ka pasur dhe nga shumë përfaqësues të diplomacive të vendeve të përfshira në materialet për të cilat është folur se do të publikohen.

“Nuk mendoj se na leverdis si parti politike që të flasim kundër Berluskonit, duke qenë se lajmet ende nuk janë konfirmuar dhe janë të paplota. Me të parë dokumentet do të flasim në mënyrë konkrete, jo vetëm për Berluskonin”, ka thënë Fratini.

a.k/NOA

KOMENTE