Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet një kufomë e ngrënë nga kafshët e egra në Bjeshkë
English

Gjendet një kufomë e ngrënë nga kafshët e egra në Bjeshkë

Pejë, 29 nëntor, NOA - Një kufomë e dëmtuar shumë është gjetur të dielën në mesditë, në vendin e quajtur “Jezerc”, në Bjeshkët e Lumëbardhit të Pejës. Dyshohet se është ngrënë nga bishat. Për identifikimin kufoma është dërguar në nstitutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Xhevat Ibra, të hënën paradite.

“Kufoma e dëmtuar shumë është gjetur dje në mesditë në Jezerc, vend në Bjeshkët e Lumëbardhit”, ka thënë Ibra. Ka pohuar se ishte një shtegtar malesh që kishte vërejtur trupin e pajetë të këtij personi, i cili më pas kishte lajmëruar policinë.

“Njësiti për të zhdukurit dhe ekipe të tjera kanë shkuar në vendin nga ishte raportuar gjetja e kufomës së dëmtuar në masë të madhe”, ka thënë Ibra. Ka shtuar se dyshohet se dëmtimi është pasojë e ngrënies nga bishat e egra. “Trupi i pajetë dhe i dëmtuar është i moshës 30-40 vjeçare”, ka thënë ai.

Ibra ka treguar se në Policinë e rajonit të Pejës janë të lajmëruar si të zhdukur dy persona. “Por krahasimi me të dhënat e personave të zhdukur nuk lë mundësinë për hamendje nëse trupi i dekompozuar i gjetur të dielën në mesditë në Jezerc të jetë indonjërit prej tyre”, ka thënë ai.

NOA

KOMENTE