English

Iran, shpërthimet e bombave shkaktojnë vdekjen e dy profesorëve të fizikës

Teheran, 30 nëntor NOA - Dy bomba të tjera kanë shpërthyer në Teheran, në kryeqytetin iranian, duke shkaktuar vdekjen e një profesori universitar dhe plagosjen e një mësuesi tjetër.

Lajmi u njoftua nga agjencia e lajmeve Fars, duke shtuar se bomba u hodh në makinat e dy mësuesve nga disa persona me një motor. Agjencia ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për organizimin e sulmeve. Profesori i cili vdiq në këtë shpërthim ishte një shkencëtar dhe bëhet fjalë për profesorin Shariari Majid, një profesor i fizikës në Universitetin Shahid Beheshti dhe anëtar i Shoqërisë bërthamore të Iranit,i cili ka vdekur pas dy motoçiklistë i hodhën një bombë në veturën e tij. Në bordin e veturës ishte edhe gruaja e cila u plagos. Ka qenë dhe një fizikant tjetër i specializuar në lazer me emrin Fereydun Abbassi, i cili ka qenë shënjestra tjetër e këtij sulmi në Universitetin e Shahid Behechti. Anbassi nuk ka vdekur në këtë shpërthim, por ka pësuar dëmtime.

r.b/NOA

KOMENTE