Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilltarët e PD në Bashkinë e Tiranës kërkojnë shkarkimin e Ramës
English

Këshilltarët e PD në Bashkinë e Tiranës kërkojnë shkarkimin e Ramës

Tiranë, 29 nëntor, NOA – Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të kërkojnë shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Edi Rama. Nisma është bërë e ditur nga kreu i këshilltarëve demokratë Ferdinand Pone.

Motivacioni i shkarkimit është mos respektimi i festës zyrtare kombëtare dhe mos marrja e masave për zbukurimin e qytetit. Në një deklaratë për mediat Poni ka thënë se është e pafalshme që një Rama u heq të drejtën për të festuar festën kombëtare qytetarëve të Tiranës.

Nisma pritet të zyrtarizohet shumë shpejt në Këshillin Bashkiak. “Rama ka shkelur dinjitetin e shqiptarëve dhe përjashtoi qytetarët nga festa”, tha Ferdinand Poni.

a.k/NOA (Vijon...)

KOMENTE