Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KMLDNJ: Rasti i deputetes Vokshi, diskriminohen policët
English

KMLDNJ: Rasti i deputetes Vokshi, diskriminohen policët

Prishtinë, 29 Nëntor, NOA – Rasti i deputetes Vokshi tregon ç’është shteti ligjor, ç’është ndarja e pushteteve dhe definitivisht se ç’është ndarja e kompetencave. Këto, ç’është e vërteta dihen dhe respektohen në shtete normale.

Kështu shprehet Bexhet Shala, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, lidhur me incidentin e ndodhur në kufirin Shqipëri-Kosovë, mes policëve kosovarë dhe deputetes shqiptare, Albana Vokshi.

“Ndërsa, në marrëdhëniet në mes te dy shteteve tona një Kryeministër, ministri i Drejtësisë, ministri i Brendshëm ose edhe ai i Jashtëm i Shqipërisë jo vetëm që ishin informuar por edhe kishin reaguar ta mbronin dinjitetin e një deputeteje, Kosova e angazhon gati gjysmën e qeverisë për ta diskutuar çështjen me homologët e vet nga Shqipëria për t’i dhënë zgjidhje këtij rasti që ka shkaktuar “stuhi diplomatike”, citon kreu i KMLDNJ-së.

Duke shtuar se ky rast, ka përfshirë edhe shumë funksionarë e titullarë të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Dhe, derisa shqetësimi i të parëve do të mund të kuptohej dhe arsyetohej me “cenimin” e autoritetit dhe dinjitetit të deputetes Vokshi ose të atyre që janë të thirrur ta kontrollojnë dhe ruajnë dinjitetin dhe autoritetin e shtetit të ri (policëve kufitarë ose gjyqtarëve të Gjykatës për kundërvajtje), shqetësimi i udhëheqësve të Shqipërisë dhe Kosovës jo vetëm që është i paarsyeshëm por është krejtësisht i panevojshëm dhe ndërhyrës”, thuhet në këtë deklaratë.

n.e/NOA

KOMENTE