Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krimi i organizuar, sot takimi i shefave të policive të Ballkanit
English

Krimi i organizuar, sot takimi i shefave të policive të Ballkanit

Ohër, 29 nëntor, NOA – Në qytetin e Ohrit të Maqedonisë ka nisur sot asambleja e përgjithshme e Asociacionit të shefave të policive të vendeve të Evropës Juglindore (SEPCA). Në këtë konferencë do të marrin pjesë drejtorët e policive të rajonit: Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Italisë, Malit të Zi, Rumanisë, Bullgarisë, etj.

Takimi mes drejtuesve të policisë së vendeve të rajonit do të zgjasë deri në datën 1 dhjetor.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave të ndryshme si Interpol, Europol, BFI, MARRI, DCAF dhe organizata të tjerë partnere.

SEPCA ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit policor midis vendeve të Evropës Juglindore. Krimi i organizuar dhe krijimi i bashkëpunimit për ndjekjen e të kërkuarave në rajon janë disa prej temave që do trajton.

Këtë vit Maqedonia është kryesuese me këtë organizëm rajonal.

a.k/NOA

KOMENTE