Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindja e Mesme e Zonjës Sekretare
English

Lindja e Mesme e Zonjës Sekretare

Hillary Clinton sot nuk është Clinton-i e dhjetë viteve më parë. Të krahasojmë kritikat e ashpra të saj për ndërtime në Jerusalemin Lindor me qëndrimin e vitit 1999 se Jerusalemi është “kryeqyteti i përhershëm dhe i pandashëm i Izraelit”. Dikur gjatë dhjetëvjetëshit të kaluar, ajo filloi të besonte se shteti i Palestinës është i arritshëm, i pashmangshëm dhe në përputhje me sigurinë izraelite

Nga Roger Cohen

Më pëlqen emisarja e re për Lindje të Mesme e presidentit Barack Obama, pasi që ajo është një person me përvojë të madhe, gëzon besimin e izraelitëve dhe ka mbështetjen e palestinezëve të Bregut Perëndimor, krahas bindjes së fuqishme personale se marrëveshja paqësore është e nevojshme jo vetëm për palët, mirëpo edhe për sigurinë e SHBA-së. Ky emërim i befasishëm pasqyroi nevojën që përpjekjet amerikane të ndërmjetësimit të intensifikohen, pikërisht në kohën kur vetë Obama, fuqitë e mëdha ndërkombëtare si dhe qeveria palestineze e udhëhequr prej kryeministrit, Salaam Fayyad, janë zotuar për arritjen e shtetësisë palestineze gjatë pjesës së dytë të vitit 2011. A nuk e keni parë paralajmërimin? Edhe ashtu, ai paralajmërim bëri bujë aq të vogël, saqë ishte fare lehtë të mos binte në sy. Unë po e them tani emërimin e befasishëm të administratës amerikane për Lindjen e Mesme: Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, e ka marrë tani timonin. Pra, ashtu siç shihet, me këtë rast e ka pësuar George Mitchell, emisari i posaçëm që barti barrën që nga fillimi i vitit 2009. Mirëpo, problemet tani i janë bartur Clintonit. Zyrtarët në Washington, Jerusalem dhe Ramallah më thonë se sekretarja e Shtetit do të jetë në krye të asaj që bashkëshorti i saj e quajti përpjekje “për ta kryer punën e Rabinit”. “Ajo nuk është e pasigurt rreth Izraelit, ajo e di se çfarë mund të presë”, tha një zyrtar i lartë amerikan. “Ajo po ashtu nuk do të angazhohej fare, po të mos e dinte se mund ta kryente punën”. Clintoni shihej qartë në rolin e saj gjatë javës së kaluar. Gjatë një video-konference me Fayyadin, ajo bëri të ditur se SHBA-ja do t’i ndante Autoritetit Palestinez ndihma në vlerë prej 150 milionë dollarësh (dhe tha se Amerika ishte “thellësisht e zhgënjyer” nga planet “kundër-produktive” izraelite për koloni në Jerusalemin Lindor). Ditën tjetër, ajo nisi bisedimet pothuajse tetorëshe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, bisedime këto që siguruan një shpresë për vazhdimin e negociatave. Hillary Clinton sot nuk është Clinton-i e dhjetë viteve më parë. Të krahasojmë kritikat e ashpra të saj për ndërtime në Jerusalemin Lindor me qëndrimin e vitit 1999 se Jerusalemi është “kryeqyteti i përhershëm dhe i pandashëm i Izraelit”. Dikur gjatë dhjetëvjetëshit të kaluar, ajo filloi të besonte se shteti i Palestinës është i arritshëm, i pashmangshëm dhe në përputhje me sigurinë izraelite. Një tjetër moment erdhi në shtator të vitit 2010, kur Clinton mbajti një takim me Fayyadin, që prishi planin e saj, për shkak se ishte stërzgjatur. Fayyad është zotëri i vetautorizuar, palestinezi, që në fund të fundit, ka vendosur faktet para “narracionit”, mblodhi veten para rënies, trasoi rrugët më shumë sesa tha fjalë të mëdha dhe e bëri sigurinë prioritetin numër një. Clinton, siç më kanë thënë, ka “bindje të fortë” tek Fayyadi. Ajo citohet të ketë thënë gjatë javës së kaluar se ka “besim të plotë” në të. Clintoni ka qenë e mirë gjithnjë me izraelitët që nga ditët e saj të para si senatore e New Yorkut. Kjo e dallon atë nga presidenti Obama, të cilit nuk i besojnë fort izraelitët, dhe kjo i jep asaj një levë të fortë. Nuk ka qëndrime shumë mirë-pranuara në mesin e palestinezëve, por ajo di si të ndryshojë qasje në rast se ka ndërrim situate në terren. Nëse dikush mund ta bindë Izraelin se interesi i tij përfshin vetë-kriticizëm, se kjo bindje do të ishte gërryese, se siguria afatgjatë kërkon kompromis dhe se një Palestinë e re është në krijim e sipër, ajo është padyshim sekretarja Clinton. Nëse dikush mund ta bindë Palestinën se njëanshmëria për gjynah (“Aman, ndihmomani! Njiheni një shtet me pushtet të pushtuar!”) është rruga e së kaluarës dhe një rrugë pa shtegdalje, ajo është Clinton. Nuk kam folur për zgjatjen e moratoriumit 90-ditësh të Izraelit për ndërtimin e kolonive, të cilin duket e ka orkestruar vetë sekretarja e shtetit. Është pozitiv, por vetëm një detaj. Disa çështje të mëdha po presin zgjidhje: kufijtë, refugjatët dhe Jerusalemi. Të tjerat janë më pak praktike, por potencialisht shpërthyese. E para: Përpjekjet e kohëve të fundit për pajtim ndërmjet “Hamasit” dhe “Fatahut” në Damask kanë dështuar, për shkak të dallimeve për çështje të sigurisë. Vetë “Fatahu” është i ndarë nga çarjet e brendshme – për shkak të rolit të presidentit Mahmoud Abbas dhe përpjekjes për paqe. A munden palestinezët kësaj here t’i bëjnë sytë katër në çmim? E dyta: Garancitë e reja amerikane për siguri që i janë dhënë Izraelit përfshijnë edhe 20 aeroplanë luftarakë. Por çka kur vjen puna te Irani? Netanyahu dëshiron që Obama të ndërtojë një kërcënim të besueshëm ushtarak. Një theks luftarak të stilit të republikanëve. Clinton duhet ta bindë Izraelin se rruga më e mirë për ta çarmatosur Iranin është duke çrrënjosur propagandën e Iranit - zotimin se palestinezët nuk do të kenë shtetin e tyre. E treta: Netanyahu i ka punët mirë me republikanët, të cilët tani kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres. Ai ndihet më i fortë karshi presidentit Obama. Joshja e tij për të luajtur me kohën do të zgjatet sa më shumë që afrohet viti 2012. Por koha nuk është në anën e Izraelit: Vetëm shikoni çfarë i ndodhi Hillary Clintonit gjatë dekadës së kaluar dhe do të mësoni shumë gjëra prej saj.

“New York Times”

KOMENTE