Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndahet nga jeta aktori me famë botërore Leslie Nielsen
English

Ndahet nga jeta aktori me famë botërore Leslie Nielsen

Florida, 29 Tetor, NOA- Është ndarë dje nga jeta në moshën 84 vjeçare aktori me famë botërore Leslie Nielsen.

Nielsen ishte një nga komedianët më të famshëm të kinemasë amerikane, me një karrierë të gjatë dhe të pasur në botën e kinemasë dhe televizionit. Aktori, i lindur në Kanada në vitin 1926, filloi hapat e para në botën e spektaklit në vitet ‘50, dhe njohu famën me filmin “Aeroporti më i çmendur në botë ( në 1980), i ndjekur nga një sërë filmash të tjerë të suksesshëm që e bënë të njohur në të gjithë botën., si: “Planeti i ndaluar” (1956), “Aventura e Posedonit” (1972), “1/2 vjet më parë" (1994), “S.P.Q.R. 2000”.

Në vitet e fundit aktori i ishte përkushtuar vetëm teatrit dhe programeve për fëmijë. Në vitin 2002 ai u emërua oficer i Urdhrit të Kanadasë. I martuar katër herë, kishte tre fëmijë dhe tetë nipër e mbesa. Vdiq në spital, në Florida i rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të tij.

a.e./NOA

KOMENTE