Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Taksistin e vranë pasagjerët me automatik, donin më pas t’i shisnin Benzin
English

Policia: Taksistin e vranë pasagjerët me automatik, donin më pas t’i shisnin Benzin

Tiranë, 29 Nëntor, NOA –Forcat e Policisë së Shtetit, nën kuadrin e operacionit “Lumi i Turbullt”, kanë bërë të mundur zbulimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 36-vjeçarit Fredi Talelli, i cili punonte si taksist në rrethin e Devollit.

Në një prononcim zyrtar për agjencinë e Lajmeve NOA, ato tregojnë se kanë kryer edhe arrestimin i autorëve të dyshuar të këtij krimi të rëndë, përkatësisht të 16-vjeçarit A.Xhaçka, banues në Bilisht; Elkero Ravani, 21 vjeç, edhe ky banues në Bilisht dhe 19-vjeçarit Domeniko Kumrija, banues në Elbasan.

Nga të dhënat e grumbulluara dhe hetimet e kryera u arrit të zbardhet dhe motivi i kësaj ngjarje, nga ku rezultoi se viktima Fredi Talelli është vrarë me armë zjarri dhe më pas i është grabitur automjeti tip Benz C-klas, së bashku me dy aparate telefonik celularë dhe sende të tjera personale.

Në kuadër të hetimeve të kryera, rezultoi se autorët e këtij krimi në Bilisht i kanë kërkuar viktimës t’i merrte si pasagjerë dhe në afërsi të fshatit Koritë, Xhaçka e ka qëlluar viktimën me armë zjarri automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më pas, autorët e kanë zbritur viktimën nga automjeti, duke e hedhur në kodrat e fshatit Koritë dhe janë larguar në drejtim të qytetit të Elbasanit, me qëllim shitjen e mjetit të vjedhur në një shumë prej 2000 euro.

Ky mjet është gjetur më pas, i braktisur nga strukturat e policisë së Elbasanit në vendin e quajtur “Përroi i Kushës”.

Për këtë ngjarje nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet hetimore në ngarkim të të ndaluarve A. Xhaçka, Elkero Ravani dhe Domeniko Kumrija i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Elbasanit nën akuzën e kryerjes së veprave penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 141, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE