Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Poni: Rama fyeu shqiptarët për Festën e Flamurit, shkarkim dhe hetim nga Prokuroria
English

Poni: Rama fyeu shqiptarët për Festën e Flamurit, shkarkim dhe hetim nga Prokuroria

Tiranë, 29 nëntor, NOA Update- Mos respektimi i Kushtetutës së Shqipërisë, nga ana e Bashkisë së Tiranës, që e cilëson 28 Nëntorin si festën e vetëme kombëtare ka bërë që këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës të nisin procedurat për shkarkimin e kryebashkiakut Edi Rama.

Ferdinand Poni në cilësinë e kreut të këshilltarëve të djathtë ka deklaruar se shkarkimi i Ramës është i mundur në bazë të ligjit “Nr 8652 date 31.07.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, si dhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 14, pika 5”.

Veç shkarkimit Poni tha se do të kërkohet dhe ndjekja penale e kreut të bashkisë, Edi Rama.

“Ne do të kërkojmë shkarkimin e z. Rama nga detyra, si dhe i kërkojmë Prokurorisë të nisë procedimin penal për këtë njeri që thyen në mënyrë flagrante Kushtetutën e ligjet, në dëm të interesave të ligjshme të Shqipërisë e shqiptarëve”, tha Poni.

Ai është ndalur në atë qe e cilësoi si shfaqe të pahijshme të autoriteteve lokale në kryeqytet.

“E dhimbshme, e pabesueshme por ja që ndodhi; As dje, si edhe një vit më parë, në 28 Nëntor, ditën e Flamurit, ditën e Ditëlindjes së Kombit Shqiptar, ditë që festohet nga çdo shqiptar me nderim, adhurim e krenari më të madhe në të katër anët e botës, kudo që ata ndodhen, dite që është sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 14, pika 5 kur thotë se “Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit 28 Nëntori”, përsëri Tirana kryeqyteti i Shqipërisë, ishte e pazbukuruar”, tha Poni.

Ai u shpreh se bashkia e Tiranës e sabotoi festën e shqiptarëve. “Kryetari i bashkise së Tiranës, në një veprim të turpshëm e të papërgjegjshëm, përsëri theu ligjin; Kushtetutën si dhe u përpoq të turpëronte shpirtin e dinjitetin e shqipatrëve”, tha Poni.

Ai u shpreh se sjella e kreut të bashkisë ka qenë poshtëruese për kryeqytetin e vendit, duke ndaluar çdo lloj veprimtarie festive si dhe duke e përjashtuar Tiranen nga çdo lloj dekorimi e zbukurimi për festën më të madhe të shqiptarëve.

“Qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë e kanë të qartë se Edvin Rama; në këtë përzierje të ulet morale mes tradhtarit dhe thyerësit në mënyrë flagrante të ligjit e Kushtetutës mes një mbartësi të paturpshëm të një fryme moralisht të ulët publike e respekti për shtetin; kombin e flamurin tonë dhe si i tillë ai s’mund të rrijë asnjë ditë, as kryetar i bashkisë së kryeqytetit”, tha sot Poni.

a.k/NOA

KOMENTE