Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja: Rinisë së Prishtinës iu ndalua Festa e Flamurit
English

Vetëvendosja: Rinisë së Prishtinës iu ndalua Festa e Flamurit

Prishtinë, 29 nëntor, NOA – Lëvizja Vetëvendosje deklaroi sot se koncerti “Rock për Bashkim” i organizuar në mbrëmjen e 28 Nëntorit në sallën “1 Tetori” është ndërprerë qëllimisht nga autoritetet e Kosovës.

Vetëvendosje bën me dije se koncerti i organizuar nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare u ndoq nga rreth 5000 të pranishëm, por nuk u përmbyll, për shkak se energjia elektrike në atë sallë u ndërpre dy herë në mënyrë të njëpasnjëshme.

Aktivistë të lëvizjes sqaruan se në kontratën paraprake të lidhur me drejtorin e sallës, Fatmir Sfishta, u ishte dhënë siguria se rryma elektrike nuk ndërpritet në këtë ndërtesë, pasi rrjeti i furnizimit është i lidhur me institucionet më të rëndësishme qeverisëse të Prishtinës, spitalin dhe konviktet e studentëve.

Sipas Vetëvendosje gjatë koncertit ishin larguar të gjithë përgjegjësit dhe punëtorët e sallës, andaj nuk ndodhej askush që të mbante përgjegjësi për organizimin e festës.

Madje aktivistët thonë se ndërprerja e dritave ndodhi vetëm në atë sallë pasi në të gjitha ndërtesat rreth sallës “1 Tetori” energjia elektrike nuk mungonte.

“Ky incident na bën të kuptojmë qëndrimin e kësaj administrate ndaj festës të së gjithë shqiptarëve. Nuk është aspak e habitshme për ne, kjo është administrata, që e ka fshirë 28 Nëntorin prej memorjes institucionale në Kosovë, kjo është administrata që i ka ndërruar brutalisht simbolet e shqiptarëve, duke u imponuar atyre flamuj të rinj e simbole të rinj, e duke i ndaluar të jenë shqiptarë”, deklaruan aktivistët e Vetëvendosjes.

Ata garantuan se do të punojnë për ta rrëzuar këtë klasë politike që drejton sot Kosovën, me aksione qytetare.

mit/NOA
KOMENTE