Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Barca turpëron Real Madridin
English

Barca turpëron Real Madridin

Madrid, 30 nëntor, NOA - Barcelona është lideri i ri në kampionatin spanjoll La liga. "Mjeshtërit spanjollë" kanë mposhtur mbrëmë "Mbretërit" e Real Madridit me rezultat të thellë 5:0.

Pep Guardiola i ka mbajtur leksion trajnerit Jose Mourinhos duke u marrë një rezultat turpërues. Ekipi katalanas e ka fituar bindshëm derbin me rezultat 5:0 me golat e Xavi Ernandez, Pedros, dy gola të David Vilës dhe me golin e Jeffrenit.

Në pjesën e parë Barcelona, sipas statistikave zyrtare, e kishte topin në “pronësi” të vet 62 për qind të kohës së gjithëmbarshme.

Të gjithë lojtarët e “Barçës” ishin të mirë, ndërsa shkëlqyen yjet: Messi, Vila, Xavi, Iniesta.

Reali i Murinhos nuk ishte në ditën më të mirë. Ekipi madrilen ishte anemik, pa aksione të organizuara, ndërsa yjet e tij, thuaja nuk u vrejtën fare.

Lojtarët e kombëtares gjermane Mesut Ozil dhe Sami Khedira nga ana e Reali-it kanë treguar lojë të zbehtë, Ozil është ndërruar në pjesën e dytë të lojës.

Ishte kjo fitorja e pestë me radhë e Barcelonës në El Classico ndaj Real Madridit. Barcelona me këtë fitore bëhet lidere në La Liga me 34 pikë, dy pikë më shumë se rivali i përbetuar Real Madrid që e sheh pas El Classicos veten në pozitën e dytë.

a.k.NOA

KOMENTE