English

Droga në shkolla, arrestohet korrieri i hashashit në Universitetin e Korçës

Durrës, 30 nëntor, NOA – Policia e Durrësit ka arritur të arrestojë një 20 vjeçar për shitje të lëndëve narkotike. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se Mirjan Meçka, banues në Durrës është ndalur nga uniformat, blu pasi i është gjetur me vete një sasi prej 43.70 gramë lëndë e llojit Cannabis Sativa. Ndalimi i tij është bërë në kuadër të operacionit “Studenti”. Meçka dyshohet se blinte drogë në Durrës dhe më pas e transportonte atë në Universitetin e Korçës “Fan Noli”.

Burime nga policia thanë për korrespodentin e NOA se 20 vjeçari e shiste drogën në qytetin e Korçës, në ambientet e universitetit.

Policia po vazhdon hetimet për të gjetur bashkëpunëtorët e tjerë të mundshëm të të riut. Ndalimi i 20 vjeçarit Mirjan Meçka, i cili ndiqte studimet në Universitetin e Durrësit është bërë paraditen e sotme.

a.k/NOA

KOMENTE