Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Frika nga publikimi i informacioneve sekrete, SHBA heq nga qarkullimi librin e kolonelit
English

Frika nga publikimi i informacioneve sekrete, SHBA heq nga qarkullimi librin e kolonelit

Uashington, 30 nëntor, NOA - Pentagoni ka blerë dhe eliminuar gjithë tirazhin e librave mbi operacionet sekrete ushtarake në Afganistan. Gjithsej 9500 mijë ekzemplarë.

Veteranët e biznesit të librit dhe zbulimit nuk mbajnë mend ndonjë rast tjetër të tillë, kur ndonjë institucin ushtarak ti venë vetes qëllim likuidimin e librit tashmë të botuar, të përgatitur për tu nxjerrë në shitje.

Libri i eliminuar është ai i kolonelit Anthony Shaffer me titull "Operacioni "Dark Heart". Në të flitet për spiunazhin dhe operacionet speciale në luftën në Afganistan. Libri duhej të dilte në dritë më 24 shtator, por disa ditë përpara këtij afati i gjithë tirazhi i librave u likuidua me kërkesën e Pentagonit.

Anthony Shaffer komfirmon me bindje të plotë se vepra e tij nuk zbulon, nuk bën publik kurrfarë informacioni sekret. Ndërsa ushtarakët i përmbahen një mendimi krejtësisht tjetër. Sipas fjalëve të përfaqësuesit zyrtar të dikasterit ushtarak, "në këtë libër përmbahen të dhëna që mund ti sjellin dëm, të vënë nën rrezik sigurinë e vendit".

Censorët evidentuan më tepër se 200 fragmente me informacion sekret. Në to kanë gjetur pasqyrim emrat e agjentëve, tregimet mbi operacionet sekrete si dhe veprimtarinë e CIA-s dhe Agjencisë së Sigurimit Kombëtar.

Nga teksti origjinal fillestar u hoqën fjalë të veçanta dhe fragmente të tëra. Ndërkohë që fillimisht vëllimi i librit përbënte 300 faqe jo të plota, pas korrektimit nga ana e censurës ai u reduktua në mënyrë të qenësishme. Ndërsa ajo që mbeti prej tij nuk ka kurrfarë kuptimi të botohet.

Nënkoloneli Anthony Shaffer mendon se "është e pamundur ta mbulosh diellin me shoshë në gjithë këtë histori me librin në epokën e teknologjive digital".

Kuptohet, se versioni origjinal i veprës së tij tashmë ka hyrë dhe është përhapur në rrjetin Internet.

"Me të vërtetë është praktikisht e pamundur të kufizosh përhapjen e informacionit në epokën e Internetit. Ky problem qëndron jo vetëm përpara SHBA. Ai është mëse aktual edhe për Rusinë, edhe për gjithë Evropën, edhe për vendet aziatike. Çdo shtet, ndër të tjera edhe vendi ynë, kufizojnë qarkullimin e informacionit në kushtet e operacionit antiterrorist apo në kushtet e akteve e sulmeve terroriste. Kjo është një praktikë gjithëpërfshirëse botërore”, thotë Kirill Tanajev një ekspert ti komunikimit on-line. Skandali rreth librit të Anthony Shaffer-it plasi menjëherë pas dukjes së dokumenteve sekrete mbi luftën në Afganistan.

Në muajin korrik në site ËikiLeaks u publikuan më tepër se 90 mijë raporte ushtarake dhe dokumente sekrete. Publiku mbeti i shokuar prej tyre, Pentagoni dha urdhër për kthimin atij të të gjitha dokumenteve dhe për likuidimin total të kopjeve të tyre, por të zotët e site jo vetëm që refuzojnë ta bëjnë këtë gjë, por dhe flasin për demaskime të reja të pritshme. Në këtë rast dikasteri ushtarak amerikan nuk do të mund të bëjë më dot asgjë.

NOA

KOMENTE