English

Inzaghi: Dua të kthehem menjëherë

Milano, 30 nëntor NOA - Sapo u kthye në Itali në përfundim të operacionit të tij në gju, Pippo Inzaghi tregoi tepër optimizëm. “Unë jam tepër optimist, hapi i parë është bërë. Ndjeva përkushtimin e Allegrit dhe shpresoj të kthehem në fushat e lojës sërish për të luajtur me Milanin”, - tha sulmuesi kuq e zi.

Mes falënderimeve të shumta erdhi dhe një tepër i veçantë: “Falënderoj trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho dhe të gjithë ekipin për faksin e bukur që më kanë dërguar”.

r.b/NOA

KOMENTE