English

Nëna e dy fëmijëve vrapon pa ndaluar rreth e përqark Australisë

Australi, 30 nëntor NOA - Një nënë e dy fëmijëve është bërë gruaja e parë që ka vrapuar pa ndalim rreth e përqark Australisë pa ndaluar as edhe një ditë.

Sarah Mycroft, 32 vjeçe, ka përfunduar garën prej 14 mijë e 772 kilometër në shkallët e Shtëpisë së Operas në Sydney Harbour, ku filloi më 4 prill.

Ajo ka kaluar 238 ditë me një mesatare ditore prej 62.3 kilometrash, duke konsumuar 15 palë këpucë.

Atletja (e 20-ta në maratonën e Londrës në vitin 2002) ia ka kushtuar këtë fitore mbledhjes së fondeve për diabetin tek të miturit.

r.b/NOA

KOMENTE