Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një 38 vjeçar vdes nga goditjet me thikë, në pranga autori
English

Një 38 vjeçar vdes nga goditjet me thikë, në pranga autori

Tiranë, 30 nëntor, NOA – Si pasojë e goditjes me thikë një shtetas ka gjetur vdekjen, ndërsa agresori i tij është arrestuar nga policia.

Fillimisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit midit autorit dhe viktimës, ku dhe vetë autori i ngjarjes ka dëmtime me sende të forta, në pjesë të trupit, e është dërguar për mjekim në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Policia e Tiranës, bëri të ditur sot se gjatë orëve të vona të mbrëmshme, Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, arrestuan në flagrancë 45 vjeçarin Sinan Sherif Proda, pasi ky i fundit kishte goditur me thikë një person tjetër duke i shkaktuar vdekjen.

Zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini tha se arrestimi i tij u krye, pasi dje rreth orës 17.00, në rrugën “Medar Shtylla”, në Tiranë, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Dritan Hamit Selimi, 38 vjeç, me banim në Tiranë, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku si pasojë e plagëve të shumta ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor i formuar në vendngjarje, pas hetimeve paraprake ka sekuestruar materiale që kanë shërbyer për të kryer veprën penale.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Sinan Proda do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprës penale të vrasjes me dashje.

mit/NOA
KOMENTE