Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wikileaks, Diplomacia franceze: Shkelja e konfidencialitetit cënon sigurinë
English

Wikileaks, Diplomacia franceze: Shkelja e konfidencialitetit cënon sigurinë

Paris, 30 nëntor, NOA – Pas tronditjes që i solli diplomacisë botërore publikimi i dokumenteve sekrete dhe mesazheve konfidenciale të diplomacisë amerikane, Wikileaks, ministria e Jashtme franceze ka reaguar sot duke e cilësuar shumë shqetësuese publikimin e dokumenteve dhe që mund të ndikojë për keq në sigurinë ndërkombëtare.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme franceze, dhe keshilltari i presidentit Sarkosy, Jean-David Levitte, duke moskonfirmuar asnjë nga dokumentete që flasin për diplomatët francezë, theksoi se diplomatët e Francës ushtrojnë detyrën e tyre konform të gjitha rregullave të diplomacisë.

Pyetje – Do të doja të dija nëse ka një reagim nga ju në lidhje me dokumentet e publikuara nga Wikileaks. Z Levitte është cituar se e ka konsideruar Presidentin e Venezuelës Chavez si të "çmendur" dhe regjimin e Iranit si një "shtet fashist". A është e mundur që botimi i këtyre deklaratave të dëmtojë interesat e Francës? A ka bërë përpjekje Franca për të kontaktuar autoritetet e vendeve të prekura nga deklaratat e zyrtarëve francezë të shpallura nga Wikileaks?

Përgjigje: “Ne na vjen thellësisht shumë keq nga shpërndarja e qëllimshme dhe e papërgjegjshme në websitin Wikileaks të korrespondencave diplomatike amerikane. Ne nuk konfirmojë asnjë nga deklaratat që i atribuohen diplomatëve francezë në këto dokumente”, tha Levitte.

Shpërndarja e dokumenteve të klasifikuara të Departamentit të Shtetit përbën një cenim të sovranitetit të Shteteve dhe të sekretit të korrespondencës së tyre, të cilat parashikohen në Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike.

Një shkelje e tillë e konfidencialitetit të dokumenteve të brendshme të administratës amerikane është shqetësuese në shumë aspekte. Ajo mund të ndikojë ngativisht në zgjidhjen e çështjeve thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të rrezikojnë sigurinë e njerëzve.

Partnerët tanë amerikanë na kishin informuar më parë në lidhje me publikimin e këtyre dokumenteve.

Zonja Hillari Klinton ka biseduar në telefon me zonjën Alliot-Marie më 26 nëntor mbi këtë temë. Ne i kemi shprehur partnerëve tanë amerikanë gadishmërinë tonë për të punuar së bashku mbi pasojat e një situate të tillë.

Pyetje – A ka diplomacia franceze mjete për t’u mbrojtur kundër një ndërhyrjeje të tillë si ajo që ka pësuar diplomacia amerikane? A inkurajohen diplomatët francezë për të spiunuar kolegët e tyre në Nju Jork apo gjetiu?

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane, a bazohen dokumentet e Wikileaks në telegrame të vërteta, dhe a ka a priori dyshime në lidhje me formulimin e tyre?

Pergjigje: Ne përdorim mjetet që ne i konsideron si të përshtatshme për të siguruar ruajtjen e fshehtësisë së korrespondencave tona diplomatike.

Veprimtaria e diplomatëve francezë ushtrohet plotësisht brenda rregullave të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike.

Lidhur me pikën tuaj të tretë, unë ju përgjigjem në bazë të deklaratave zyrtare amerikane, përfundoi diplomati francez, Levitte.

mit/NOA

KOMENTE