Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wikileaks, gati publikimi i dokumenteve të një banke të madhe
English

Wikileaks, gati publikimi i dokumenteve të një banke të madhe

SHBA, 30 nëntor, NOA - Pas publikimit të dokumenteve sekrete të Ministrisë së Jashtme amerikane platforma e internetit Wikileaks paralajmëroi se do të publikojë në fillim të janarit dokumente të një banke të madhe amerikane.

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange i tha revistës amerikane "Forbes" se dokumentet paraqesin një pasqyrë të sjelljes së menaxhmentit dhe tregojnë praktika joetike si dhe shkelje të padëgjuara deri tani.

Të dielen Wikileaks publikoi 250 mijë dokumente sekrete të Ministrisë së Jashtme amerikane.

Ato përmbanin edhe vlerësime dhe informata të ndjeshme për politikanët në mbarë botën. Në platforma të ndryshme të internetit njoftohet edhe për shumë dokumente sekrete që kanë të bëjnë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe vendet tjera të Evropës Juglindore.

NOA/DV

KOMENTE