Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet në qendër të Tiranës Ylli Kelmendi
English

Arrestohet në qendër të Tiranës Ylli Kelmendi

Tiranë, 1 Dhjetor 2010 NOA – Arrestohet edhe një herë në mes të Tiranës, Ylli Kelmendi, i njohur gjerësisht si një nga dëshmitarët e vrasjes së "Mirit të Xhikes".

Arrestimi i Kelmendit u konfirmua për agjencinë NOA nga burime policore të Tiranës.

Mësohet se Ylli Kelmendi, 45 vjeçar, ishte në një nga lokalet në qendër të kryeqytetit pasdreken e sotme, kur ai u kap në flagrancë nga policia.

Sipas të dhënave policore për agjencinë NOA, kishte informacione të ardhura në rrugë operative, që çuan në kapjen e Kelmendit me një armë zjarri tip pistoletë ashtu siç ai ishte kapur dhe herë tjetër.

Një kontroll i kryer në banesën e Ylli Kelmendit, konkludoi edhe me gjetjen e sekuestrimin e një automatiku tip “Kallashnikov” të cilin gjithashtu i dyshuari e mbante pa leje.

Më 25 maj të vitit të kaluar Gjykata e Rrethit të Tiranës liroi Ylli Kelmendin, një nga dëshmitarët e vrasjes së "Mirit të Xhikes".

Gjykatësi Petrit Çomo vendosi lirimin me kusht të Kelmendit, të dënuar me 2 vjet burg "për armëmbajtje pa leje" dhe "kundërshtim të efektivave të policisë".

Sipas vendimit të gjykatës, 44-vjeçari Ylli Kelmendi nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale, në të kundërt do të vuajë dënimin e mbetur përveç akuzës së re.

Ngjarja për të cilën është dënuar nga Gjykata e Tiranës Ylli Kelmendi, ka ndodhur më 3 korrik të vitit të kaluar kur ka qenë duke kaluar me automjetin e tij, pranë Kuvendit të Republikës.

I dënuari refuzoi t'i ushtrohej kontrollit fizik, duke shtyrë dhe efektivat e policisë. Ditën e ndalimit, ai mbante me vetë një pistoletë pa leje.

e.r/NOA

KOMENTE