Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës, fushatë për luftën kundër HIV/AIDS
English

Bashkia e Tiranës, fushatë për luftën kundër HIV/AIDS

Tiranë, 1 dhjetor, NOA – Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Sidës, Bashkia e Tiranës inicioi një fushatë sensibilizuese, për t'u solidarizuar me komunitetin e personave të prekur me HIV/AIDS.

Punonjësit socialë të Bashkisë së Tiranës kanë shpërndarë simbolin e kësaj dite, fjongon e kuqe, duke zhvilluar si për vit fushatën sensibilizuese për komunitetin, në kuadër të luftës kundër sidës, si një moment i rëndësishëm në parandalimin e sëmundjes së shekullit.

Përfaqësues të Administratës së Bashkitë thanë se pjesa e dytë e fushatës vijoi drejt oborreve të shkollave të mesme të qytetit, ku punonjës socialë të Bashkisë së Tiranës ishin aty, për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit tek target grupi i të rinjve, duke firmosur Peticionin e Solidaritetit.

Peticioni ka si qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve dhe komunitetit mbi sëmundjen dhe problematikat që ndesh pjesa e prekur e popullatës si dhe respektimin e të drejtave të personave me HIV/AIDS, për çështje që lidhen me: Stigmën dhe diskriminimin, edukimin, strehimin, krijimin e kushteve optimale për të jetuar me dinjitet

Nisma e ndërrmarë nga bashkia lidhet me ndërgjegjësimin e banorëve, për arsyen se vendi ynë vazhdon të mbartë rrezikun e përhapjes së infeksionit, në numër të konsiderueshëm.

a.k/NOA

KOMENTE