Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hap zjarr kundër policisë, plagoset në këmbë
English

Hap zjarr kundër policisë, plagoset në këmbë

Shkodër, 1 dhjetor, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar sot në flagrancë 21-vjeçarin Renato Malocaj, banues në fshatin Trush.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi, ky person dje në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Mali i Jushit, ka tentuar të hyjë me forcë i armatosur duke mbajtur në dorë një automatik mod. 56, në banesën e një 61-vjeçareje me inicialet M. G., banuese e këtij fshati.

Menjëherë pas informacionit, shërbimet policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke e rrethuar autorin, i cili urdhrit për t’u dorëzuar i është kundërpërgjigjur me armë zjarri, duke qëlluar në drejtim të forcave policore.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, i ndaluari Renato Malocaj, është plagosur lehtë në këmbën e djathtë, ndërsa më pas i është dhënë ndihma e duhur mjekësore pranë Spitalit Rajonal Shkodër, pa rrezik për jetën.

Nga ana e policisë, falë veprimeve të shpejta dhe të mireorganizuara, u bë e mundur neutralizimi dhe kapja e autorit, si dhe sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale i automatikut, së bashku me tre krehër me fishekë.

U kryen veprimet e duhura proceduriale dhe materialet, në ngarkim të Renato Malocajt, iu kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Vjedhjes së mbetur në tentativë”.

n.e/NOA

KOMENTE