English

Kuvendi miraton ligjet për armët bërthamore dhe mbetjet radioaktive

Tiranë, 1 dhjetor, NOA - Kuvendi i Shqipërisë është duke përafruar bazën ligjore për armët bërthamore. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi sot projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për sigurinë bërthamore” si dhe atë "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Bashkuar “Për sigurinë e menaxhimit të lëndës djegëse të konsumuar dhe për sigurinë e menaxhimit të mbetjeve radioaktive”.

Dy ligjet kanë si qëllim kryesor angazhimin nga ana ligjore të shteteve që zotërojnë centrale bërthamore për të mbajtur në një nivel të lartë sigurie përmes zbatimit të standardeve ndërkombëtare që lidhen me funksionimin e sigurt të këtyre instalimeve.

Sipas Zyrës së Shtypit të Kuvendit projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Bashkuar “Për sigurinë e menaxhimit të lëndës djegëse të konsumuar dhe për sigurinë e menaxhimit të mbetjeve radioaktive” ka si qëllim zbatimin e Konventës për lëndët djegëse të konsumuar dhe për mbetjet radioaktive, që gjenerohen nga reaktorët bërthamorë civilë si dhe nga aplikimet e ndryshme të teknikave me burime të rrezatimeve jonizuese.

Shteti shqiptar, nga pesë konventat e përshtatura nga ANEA, pas vitit 1986, në fushën e sigurisë dhe të sigurimit fizik të materialeve radioaktive e bërthamore, ka ratifikuar tre prej tyre, konkretisht: Konventën për mbrojtjen fizike të materialeve bërthamore dhe radioaktive, Konventën për njoftimin e shpejtë të aksidenteve bërthamore dhe Konventën për ndihmë në rastin e aksidenteve bërthamore.

Kalimi i ligjeve ka kaluar pa debate në Komisionit të Ligjeve.

a.k/NOA

KOMENTE