Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Momenti për t’i dhënë kuptim shtetit
English

Momenti për t’i dhënë kuptim shtetit

Kosova ka nevojë për një mentalitet të ri udhëheqës, i cili, me mençuri, kreativitet dhe mendësi sistematike, të rikthehet në binarët e vlerave te dëshmuara perëndimore. Thuhet me të drejtë se çdo punë e mirë, e ka statusin e tillë vetëm kur vihet në raport krahasimi me tjera, të mira, më të mira e të dëshmuara. Në fakt, Kosova, për shkak të një histori më se tragjike, vështirë mund të krahasohet me ndonjë vend, brenda përkatësisë Eruopiane, ku është dhe gjallon. E, ku aspiron të jetë përfundimisht.


Nga Ndue Ukaj*


Një shoqëri, komb a shtet, për të jetuar në liri, duhet të refuzojë nënshtrimin. Cilido qoftë ai. Asnjë çmim s’e arsyeton nënshtrimin, shitjen e vullnetit politikë dhe qytetar. Kjo është premisa e parë për të krijuar një shoqëri me vlera dhe parime të shëndosha, një shoqërie të shëndoshë dhe me një sistem te konsoliduar demokratik. Një shoqëri për të gjithë, në të cilën të gjithë kontribuojnë dhe nga e cila, të gjithë përfitojnë. Një shoqëri, ku shteti është për çdo kënd dhe çdo herë.

A është Kosova e tillë? Mendjet racionale as që duan të diskutojnë për këtë, sepse e vërteta është aq ndryshe, sa të kap trishtimi.

Për çdo qytetar të Kosovës, pyetja, nëse ka demokraci të shëndoshë në këtë vend, është shndërruar në makth. Në makth është shndërruar edhe vetë çështja e ekzistencës së shtetit të Kosovës.

Prandaj, me i dhanë fund kësaj anarkie, e cila po sundon në ketë vend të mrekullueshëm; me i dhanë fund këtij dëshpërimi, qe ka triumfuar mbi idealet tona; me i dhanë fund kësaj lufte politike të pashembullt që zhvillohet këtu, pa asnjë parim e asnjë vlerë; me i dhanë fund kësaj prapambetje e këtij dembelizmi oriental, shqiptarët e mirë duhet të refuzojnë nënshtrimin. Ndërsa elitat intelektuale, duhet të dinë që të formësojnë një shpirt kreativ, një kulturë të sistemit, përkundër asaj të anarkisë, instikteve dhe heshtjes që po na përcjell dhe ngulfat.
Kosova ka nevojë për një mentalitet të ri udhëheqës, i cili, me mençuri, kreativitet dhe mendësi sistematike, të rikthehet në binarët e vlerave te dëshmuara perëndimore

Thuhet me të drejtë se çdo punë e mirë, e ka statusin e tillë vetëm kur vihet në raport krahasimi me tjera, të mira, më të mira e të dëshmuara.

Në fakt, Kosova, për shkak të një histori më se tragjike, vështirë mund të krahasohet me ndonjë vend, brenda përkatësisë Eruopiane, ku është dhe gjallon. E, ku aspiron të jetë përfundimisht.

Kosova është duke u mëkëmbur nga e kaluara dhe vitet e mungesës. Prandaj, është ky rrugëtim me rreziqe të mëdha, kur mund të bëhen gabime të pariparueshme. Ashtu sikur një fëmije të njomë që i duhen këpucë stabile, përkujdesje, kur fillon të ec, ashtu vendit tonë i duhet një elitë politike e mençur, një elitë politike e aftë, një elitë politike e guximshme me dit realisht mi jetësua idetë dhe idealet perëndimore, për shtetin tonë dhe të ardhmen e tij.

Kosova e nesërme, Kosova e ardhme, varet edhe prej nesh, prej veprimeve tona, prej ideve tona, prej punëve tona, prej vullnetit tonë. Për t’u krijuar kushtet që kjo të ndodhë duhet besuar në forcën e ndryshimeve.

Ndërkaq, pikërisht në këtë mund të na ndihmojë e kaluara. Në këtë kontekst, na shërben një referencë e At Gjergj Fishta, kur shkruante se: “Per me sundue nji shtet, nuk asht mjaft dhelpnija, dredhija, intriga, batakcilleku, rena, trathtija; duhet ndere, dije, urti, burni: qe se shka duhet".

Këto që duhen me qeverisë një shtet, vendit tonë, ka kohë që i mungojnë, prandaj, te ne, ndjehet ankthshëm dhe në çdo segment, mungesa e shtetit. Apo, në variante tjera, shteti për ne, thënë me gjuhën popullore, është bërë një njerk, që i përkund kur nuk duhet dhe i le në vaj, pikërisht kur duhet. Pikërisht kjo gjendje, duhet të motivojë mendjet e ndritura, të refuzojë këtë logjikë të krijimit të shtetit dhe të synojë t’i gjallërojë idetë dhe idealet për një vend, me plotë kuptimin e fjalës, demokratik, europian dhe në funksion të interesave të përbashkëta.

Tanimë është bërë klishe të thuhet se Kosova këtë herë ndodhet para sfidave të mëdha, para punëve të mëdha, para përgjegjësive të mëdha. Ç’është e vërteta, Kosova ka kohë që ndodhet nëpër sfida. Mirëpo që të tejkalohen këto sfida duhet populli me guxuar me veprua ndryshe, që sfidat të mos përdorën si instrumente me abuzuar me votën e tyre, me lirinë e tyre, me ardhmërinë e tyre, duhet me tejkaluar sfidën e gjitha sfidave, parakushtin e gjitha parkushteve. Prandaj, sfida me e madhe për Kosovën është tejkalimi i mendësisë klanore, farefisnore, mentalitetin jo europian.

Sfida më serioze për Kosovën është, ta funksionalizojë mentalitetin dhe kulturën perëndimore, si pjese e mendësisë shqiptare, të mentalitetit shqiptar, të konceptit për shtetin, për kombin, për shoqërinë dhe për politikën.

Nga empirik e dimë se shteti ecin para jo me rrahagjoksa, por nga njerëz te zot, që vënë ne balle inteligjencën. Vetëm atëherë shpresat për një Kosovë si e kanë ëndërruar shumë breza, mund të sendërtohet.

Ne kemi një politike dhe elitë, e cila, deri me tani, është bërë robe e mentalitet farefisnillekut, primitivizmit, ideve fundamentaliste dhe interesave tepër të ngushtë. Rrallë të bie të dëgjosh, e hiq më pak të lexosh, ide dhe ideale që kërkojnë dhe promovojnë interesat e përbashkëta, kulturë të përbashkët, mendësi të përbashkët.

Është e vërtetë se kemi trashëgua një te keqe te madhe, mirëpo, përballë këtyre të këqijave që janë të natyrave të shumta, duhet të kemi zë unik, sidomos në çështje kruciale, që lidhen me mentalitetin tonë, kulturën tonë, të tashmen dhe historinë tonë.

Kombet dhe shtet mund të shkatërrohen fizikisht.

Ndodhin luftëra dhe gjëra të tjera.

Mirëpo fuqia shpirtërore është ajo që i përtërin dhe i ndihmon mu konsoliduar. Empiria na tregon raste të shumta. Kujtimi më i freskët është Gjermania. Por edhe Izraeli. Kosova ka nevojë ta tejkalojë sfidën e sfidave. Për të fituar lirinë dhe për të shprehur vullnetin e plotë, me bindje dhe besim. Kjo është kthesa më e madhe.

Ndryshe klithjet, ankimet, vuajtjet, pasiguria, mungesa e perspektivës, edhe për shumë vite, kanë me qenë shoqëruese të këtij populli .

Përkundër kësaj gjendje të mjerë, në të cilën çdo njëri ka pjesën e fajit dhe përgjegjësisë, duhet të kërkohen alternativa dhe mendësi që kanë aftësi, guxim dhe vullnet për ta ndryshuar këtë gjendje.

* Shkrim i dërguar nga autori

KOMENTE