Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Drejtorët e Vasilit te barnat, të lidhur me mafien dhe me lojërat e fatit
English

PS: Drejtorët e Vasilit te barnat, të lidhur me mafien dhe me lojërat e fatit

Tiranë, 1 dhjetor, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar sot ministrin e shëndetësisë Petrit Vasli për shkelje të ligjit në hartimin e listës së barnave. Deputeti i PS-së, Eltar Deda hodhi akuza të rënda në drejtim të ministrit, duke e akuzuar atë dhe për emërime në institucion të njerëzve që kanë lidhje me mafien dhe krimin e organizuar.

Sipas tij ministri i Shëndetësisë ka shkarkuar përgjegjësen e farmacisë së QSUT dhe e kanë zëvendësuar me një person që ka lidhje me lojërat e fatit.

“A e dini me kë u zëvendësua? Me Fatos Muhon, ortakun e Rrasim Hamzarajt në kompaninë e lojërave të fatit “Star Bet”, ku siç e dinë të gjithë, ortak ishte dhe bosi i Sacra Corona Unita, miku i ministres Bregu, Prudentino”, tha Deda.

Deputeti i PS-së ka akuzuar dhe zëvendëskryeministrin dhe ka deklaruar se skema e korrupsionit me barnat shkon deri te kryeministri Sali Berisha.

“Shëndeti i shumicës së Shqiptarëve luhet në lojërat e fatit të administruara nga Petriti i Ilirit. Skema është e qartë, gjithçka në funksion të pasurimit të tyre personal.

Të njëjtët protagonistë, pavarësisht nga fusha, kanë shtrirë tentakulat në ekonomi, shëndetësi, e ku të mundin. Sot të gjitha rrugët e korrupsionit të çojnë në Kryeministri”, tha sot deputeti i PS-së, Eltar Deda.

Ai u shpreh se PS-ja ka provuar me fakte se si djali i dajës ministrit Petrit Vasili, Rrasim Hamzaraj, vetëm brenda një viti, arriti të shumëfishonte xhiron e për pasojë edhe fitimin nga një në nëntë milion Euro.

“Pra, në kohën që spitalet janë në gjendje të mjerueshme, nuk kanë ilaçe dhe madje mjekët e infermierët vuajnë nga mungesa e medikamenteve bazë, Petrit Vasili dhe Ilir Meta e kane mendjen për tu pasuruar”, tha Deda.

a.k/NOA

KOMENTE