Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria autorizoi hapjen e tenderit për tunelin e Elbasanit dhe rrugën e Arbrit
English

Qeveria autorizoi hapjen e tenderit për tunelin e Elbasanit dhe rrugën e Arbrit

Tiranë, 1 dhjetor, NOA - Qeveria autorizoi sot Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të tenderojë ndërtimin e tunelit Tiranë-Elbasan, tunelin e boshtit të Jugut, tunelin e Korridorit të 8-të, ndërtimin e lotit të 8-të të by pass-it Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, si dhe nisjen e studimit të projektimit për disa segmente të tjera rrugore, si Tiranë-Dajt-Qafë Mollë-Bizë, zgjerimit të rrugës Sukth-Hamallaj; aksit Qafë-Plloçë-hyrje e Pogradecit dhe unazën e Pogradecit.

Por, kryeministri Berisha, duke e konsideruar tunelin Tiranë-Elbasan një ndër veprat madhore e më fizibël të ndërtimeve të derisotme, deklaroi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë se tuneli do të financohet me paratë e buxhetit të shtetit dhe nga dita e nënshkrimit të kontratës, afati i dorëzimit të tij do të jetë 18 të muaj.

“Ky tunel, shndërron në realitet një ëndërr shekullore të të gjithë qytetarëve dhe udhëtarëve që nga zonat juglindore e lindore të Shqipërisë e më tej kanë udhëtuar për në Tiranë, duke kaptuar malet e Krrabës”, tha kryeministri.

Shefi i qeverisë nuk la pa përmendur këtu as bojkotimin e buxhetit 2011 nga opozita, duke theksuar se është pikërisht ky buxhet që do të konkretizojë investimin partiak të këtij tuneli të rëndësishëm.

“Por do të mbetet e paharruar në memorien time, se ku gjetën forcë deputetët e opozitës për të votuar kundër këtij buxheti, sesi mund të shkojnë ata në Elbasan, madje edhe ata që janë nga Elbasani, sesi mund t’i justifikojnë qytetarët e Elbasanit me votën e tyre kundër tunelit, pasi ata nuk votuan kundër Sali Berishës, por kundër tunelit. Unë nuk do të doja kurrë të mos kisha vota kundër, se ky është ligji, rregulli i artë, por të votosh kundër tunelit dhe të jesh i ulur në parlament me votën e qytetarëve të Elbasanit, të Librazhdit, Pogradecit, Gramshit, tregon se nuk ke interes tjetër mbi tokë, përveç karriges së kryetarit dhe ky është vajtim i vërtetë. Ku e gjen forcën? Aty ku e gjen forcën për të vazhduar protestat kundër vizave. Ky është i gjithë problemi”, vlerësoi shefi i qeverisë.

Ndërsa duke e cilësuar rrugën e Arbrit, si rrugën e dytë të kombit, Kryeministri tha se kjo rrugë, nga Ura e Vashës, do të përfundojë brenda këtij mandati.

“Rruga e Arbrit është rruga e dytë e kombit. Ne do ta bëjmë rrugën, ndërsa atyre, të cilët në klandestinitet u pëshpëritin në vesh e mashtrojnë qytetarët e Dibrës e të Matit, duke u thënë se rrugën e sollën gjer tek Ura e Vashës dhe nuk do ta sjellin deri në Tiranë, u mbetet të skuqen me veten e tyre. Rruga e Arbrit, fizibilitetin e ka kombëtar, është rruga e dytë e kombit dhe do të përfundojë brenda këtij mandati, pasi mandati tjetër ka vepra të tjera”, premtoi kryeministri, duke shtuar se qeveria kërkon që këto zona, me malet më të virgjëra të Europës, të bëhen të vizitueshme për turizmin shqiptar, europian e botëror.

Një projekt tjetër të rëndësishëm, tha kryeministri Berisha është fillimi i studimit të projektimit për rrugën Tiranë-Dajt-Qafë Mollë-Bizë, i cili do të bëjë lehtësisht të arritshme një ndër zonat më të bukura turistike malore të vendit.

“Në pranverë të vitit të ardhshëm, përfundon tërësisht, infrastruktura e Bregut, nga Ksamili në Velipojë, pasi sikundër tha ai kanë mbetur shumë pak kilometra, që do të mbyllen dhe do të përshpejtohet ndërtimi i rrugëve drejt maleve e majave të tyre”, nënvizoi kreu i qeverisë.

Gjatë këtij mandati, premtoi zoti Berisha, do të plotësohet infrastruktura drejt të gjitha maleve e majave të tyre, nga Çajupi gjer në Ujezë, Markovçkë e më tutje, duke i dhënë kështu një frymëmarrje e nxitje të madhe ridimensionimit tërësor të Shqipërisë turistike.

mit/NOA
KOMENTE