Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëfimi shok: Si më përdhunoi Artur Daja dhe vrasja e bujshme që po përgatitej për Aldo Baren
English

Rrëfimi shok: Si më përdhunoi Artur Daja dhe vrasja e bujshme që po përgatitej për Aldo Baren

Tiranë, 1 Dhjetor 2010 NOA - Një grua 44-vjeçare ka treguar sot të gjitha krimet që sipas saj ka bërë i ndjeri Artur Daja, i cili sipas policisë dhe prokurorisë është vrarë nga “Banda e Lushnjës” dhe koka e tij është shëtitur publikisht në vitin 1997 në qytetin e Lushnjës. Luiza B., dëshmoi sot përpara trupit gjykues të kryesuar nga Fatmira Hajdari dhe u ndal në përdhunim siç tha që kishte pësuar nga Artur Daja, shfrytëzimin si prostitutë në Itali.

Por dëshmitarja Luiza B. U ndal edhe në vrasjen madhështore që tha se po përgatitej të kryhej ndaj Alfred Shkurtit (Aldo Bare), i njohur si kreu i “Bandës së Lushnjës”, aktualisht në burg dhe nën gjykim penal.

Dëshmia e plotë

Fillimisht Luiza tregoi si e kishte njohur të ndjerin Artur Daja” “Unë kam punuar si sekretare në Ndërmarrjen Elektrike të Lushnjës për pesë vjet, deri në vitin 1997. Artur Dajën e kam njohur për herë të parë në fund-korrikun e vitit 1997. Atë ditë po shkoja në punë kur më ndalon në rrugë dhe nisi të më bënte komplimente. I thashë: Ik qërohu”.

Liza ka vijuar dëshminë shok duke rrëfyer se ç’kishte ndodhur më pas: “Më pas arrita në zyrë dhe pas pak minutash futet brenda Artur Daja, së bashku me tre persona të tjerë. Mbylli derën, i la ata jashtë dhe nisi sërish të më komplimentonte. I thashë të dilte jashtë por aty nisi të më kapë me forcë dhe më përdhunoi”.

Luiza theksoi në sallën e gjyqit se “askush nuk mundi të më ndihmonte se kishin frikë”.

Kurse rrëfeu më pas si rrodhën ngjarjet: “Mora një muaj leje për të harruar ngjarjen dhe mendova se aty mbaroi gjithçka. Por në fund të gushtit, teksa po shkoja tek prindërit e mi, një makinë më pret rrugën dhe që aty del Artur Daja dhe një djalë, që më vonë mora vesh se quhej Gramoz Selmani”.

Këtu ka nisur pjesa tjetër e errët e ngjarjes, ajo e prostituimit siç dëshmoi Luiza: “Më futën në makinë dhe qeshnin e talleshin me mua. Shkuam në një banesë në hyrje të Fierit. Aty gjeta dhe tre vajza të tjera që punoheshin si prostituta, njëra prej te cilave sipas dëshmitares i kishin qethur kokën dhe i kishin fikur cigare në kokë. Qëndrova një muaj në atë shtëpi. Na strehoi dikush që e thërrisnin Ben Qimja. Gjatë kësaj kohe mësova që Tur Daja dhe Moz Selmani merreshin me femra, drogë, pinin dhe vetë drogë, armë, dhe kishin bërë shumë vrasje, mes tyre dhe vrasjen e Ramadan Shkurtit. Pastaj na dërguan në Itali”.

Luiza tregoi se në Itali kishte punuar një muaj si prostitutë. “Pastaj mora dhe një vajzë 16 vjeçe që më dhimbsej dhe u arratisëm”.

“Por Arturi dhe Gramozi na gjetën e na masakruan, - vijoi Luiza duke shtuar: “Mua më rrahën brutalisht dhe më masakruan me thika e më hodhën në një kanal”.

Në përfundim të dëshmisë, Luiza tha: “Artur Daja ishte një kriminel budalla. Ndërsa Gramoz Selmani është një kriminel i pashpirt, i paskrupullt”.

Dëshmitarja tregoi se atëherë, e kishte gjetur policia italiane dhe e mori në mbrojtje. Këtu ka dalë dhe pjesa e dëshmisë së Luizës për planin e vrasjes së kapobandës me dy emra: Aldo Bare dhe Alfred Shkurti: “Gjatë kohës që gjendesha në Itali dëgjova dhe planin që po përgatitej për ekzekutimin e Alfred Shkurtit, të cilin e cilësonin se do të ishte një vrasje madhështore”.

e.r/NOA

KOMENTE