Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia heq vizat për qytetarët shqiptarë
English

Serbia heq vizat për qytetarët shqiptarë

Beograd, 1 dhjetor, NOA – Ndërsa shqiptarët presin me padurim të hyjë në fuqi pas pak ditësh heqja e vizave me BE-në, në zonën Shengen, që do të thotë se shqiptarët do të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Evropian, vjen edhe një tjetër lajm, ai që Serbia ka hequr edhe ajo regjimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Lajmin e kanë bërë publik sot mediat serbe, të cilat kanë informuar se tashmë përdrejt Serbisë shqiptarëve nuk do t’u duhet më një vizë.

Mediat serbe bëjnë të ditur se vendimi për heqjen e vizave për shqiptarët ishte marrë nga qeveria serbe në mbledhjen e 26 nëntorit.

Ndërkohë që priten edhe zgjedhjet në Kosovë dhe rinisja e bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë, Serbia bën një lëvizje strategjike, që afërmendsh synon të marrë vëmëndjen e Bashkimit Evropian.

Lajmi tashmë pritet të bëhet publik edhe në rrugë zyrtare.

mit/NOA
KOMENTE