Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Themelohen edhe 14 pika të Lëvizjes Vetëvendosje!
English

Themelohen edhe 14 pika të Lëvizjes Vetëvendosje!

Prishtinë, 1 dhjetor, NOA - Këshillat për Zhvillimin e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje!, kanë themeluar dje katërmbëdhjetë pikat e radhës në lagjet e qyteteve dhe në fshatrat e komunave përkatëse.

Konkretisht, pikat u formuan në Prizren, Sharr, Viti, Besianë, Therandë, Gjakovë, Ferizaj, Lypjan, Burim dhe Malishevë.

Qindra qytetarëve të pranishëm në Prizren iu drejtua Albin Kurti, i cili e artikuloi programin politik të Lëvizjes për shtetndërtim dhe zhvillim ekonomiko-shoqëror.

Ai foli për nevojën e mobilizimit shoqëror me qëllim të krijimit të një qytetarie aktive që do ti kundërshtonte proceset negative që vijnë si rezultat i mohimit të vullnetit politik të popullit.

Pas prezantimit të programit politik, pjesa më e madhe e tubimit u orientua në bashkëbisedimin me pjesëmarrësit e shumtë, me ç’rast qytetarët e kësaj lagjeje parashtruan shumë pyetje dhe komente rreth brengave të tyre të përditshme.

Duke elaboruar aktualitetin politik dhe shoqëror, Albin Kurti theksoi domosdoshmërinë e të qenit bashkë për t’ia ndërruar karakterin shtetit, si dhe për nevojshmërinë e ndërrimit të kursit politik të deritanishëm, i cili ishte në shërbim të pasurimit individual të politikanëve në kurriz të popullit të varfër dhe jo në shërbim te mirëqenies kolektive.

n.e/NOA

KOMENTE