Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Thaçi urdhëron Forcën e Sigurisë të dislokohet në Shkodër
English

Kryeministri Thaçi urdhëron Forcën e Sigurisë të dislokohet në Shkodër

Prishtinë, 2 Dhjetor 2010 NOA / Rid Bulku - Kryeministri i Republikës së Kosovës urdhëron që efektiva të Forcës së Sigurisë së Kosovës të dislokohen në Shkodër. Ata do të dërgohen në Veriun e Shqipërisë për të ndihmuar popullatën nga vërshimet, konfirmoi zyrtarisht për agjencinë NOA, zyra e kryeministrit në Prishtinë.

Bëhet e ditur se urdhri i shpallur erdhi pak pasi Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi një bisedë sot me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, lidhur me vërshimet e mëdha që po u shkaktojnë dëme qytetarëve të veriut të Shqipërisë.

Të dy kryeministrat u dakorduan që kjo fatkeqësi njerëzore thërret për solidarizim dhe veprim të përbashkët emergjent dhe humanitar.

“Kryeministri Thaçi i premtoi homologut Berisha mbështetjen e qytetarëve të Kosovës dhe ndihmën aktive të Qeverisë së Kosovës”, - ishte konfirmimi zyrtar.

Për këtë qëllim, Kryeministri Thaçi kërkuar që efektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës të dislokohen në Shkodër. Bëhet e ditur se këto forca do të mbërrijnë në terren nesër (3 dhjetor), duke treguar kështu ndjenjat e unitetit, humanizmit dhe vëllazërisë.

Sakaq po nsër në orën 10.00, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do t’u drejtohet qytetarëve të Kosovës për t’i njoftuar për të rejat dhe për gjendjen e krijuar, duke nënvizuar se “këto janë çaste kur të gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar”.

r.b/NOA

KOMENTE