English

Mbante armë pa leje, arrestohet 18 vjeçari

Kurbin, 2 dhjetor, NOA – Kontrolli i policisë në shtëpinë e një 18 vjeçari ka qenë fatal për të, duke i zbuluar një armë që mbante pa leje. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se i arrestuari është Alfredo Martinaj, lindur dhe banues në fshatin Gorre të rrethit Kurbin.

Pas informacioneve që kishte marrë policia për mbajtjen e armëve pa leje si dhe hetimit të 18 vjeçarit, agjentët kanë vendosur që të ushtrojnë kontroll në banesën e tij, me dyshimet se do të gjenin armë.

Nga kontrolli i bërë dje nga forcat e policisë në banesën e Martinajt u gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model “56”.

Arma e mbajtur nga Martinaj ishte pa leje dhe ndaj 18-vjeçari ka nisur procedimi penal për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

a.k/NOA

KOMENTE