English

Mbërrin ambasadori amerikan Arvizu: Jam i bindur se do të mësoj shumë këtu

Tiranë, 2 dhjetor, NOA – Me përshëndetjen në shqip “Mirëdita”, ka ftuar mediat në të parin prononcim të tij me të mbërritur në kryeqytetin shqiptar, diplomati i ri i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Duke theksuar gjatë fjalës së tij se kjo është vizita e tij e parë në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan, Arvizu nënvizoi se i është mirënjohës presidentit Barak Obama dhe sekretares amerikane të shtetit, Hilari Klinton për detyrën e re që i dhanë, duke thënë se është shumë i nderuar që do të punojë në Shqipëri.

Duke vlerësuar punën e ish ambasadorit Xhon Withers, ambasadori i ri amerikan në prononcimin e tij të shkurtër të mirëseardhjes në Tiranë, tha se do të punojë nën udhën e shtruar nga ambasadorët e mëparshëm amerikanë në Shqipëri.

“Jam i vetëdijshëm të vazhdoj hapat e pasardhësve të mi”, tha ambasadori Arvizu, duke theksuar emrin e parardhësit të tij Ëithers.

Ai u shpreh se është i emocionuar që do të punojë në Shqipëri, duke vënë gjithashtu theksin në faktin se në Shqipëria do të vazhdojë hapat e mëtejshëm për të përmbushur proceset e integrimit.

Diplomati i karrierës Arvizu, i cili më parë ka dhënë kontributin e tij si zëvendësndihmëssekretar në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit, apo në Bankok të Tajlandës dhe në Pnom Pen të Kamboxhias si zëvendësshef i misionit diplomatik si dhe në Korenë e Jugut apo Japoni, ambasadori Aleksandër Arvizu shprehu bindjen se edhe në Shqipëri do të mësojë shumë.

Aleksander Arvizu ka punuar edhe në në Këshillin e Sigurimit Kombëtar në Ëashington.

mit/NOA
KOMENTE