English

Pasqyra e Shtypit, 2 Dhjetor 2010

Tiranë, 2 Dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme përmbytjet në veri të vendit, duke dhënë detaje mbi evakuimet, ndërhyrjen e policisë dhe ushtrisë etj. Ato paraqesin edhe debatin e bërë dje në grupin parlamentar socialist mbi miratimin e buxhetit 2011. Sikundër gazetat paraqesin dhe rrahjen e djeshme të një kardiologu, nga djali i një pacienti që vdiq gjatë operacionit.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Vëllai vret motrën për nder”, i cili citon një vrasje të ndodhur në veri të vendit, nga vëllai i një gruaje të divorcuar, e cila punonte në lokale nate për bukën e gojës.

“Faji i shiut apo i shtetit? Flasin 4 intelektualë të njohur shkodranë”, është një artikull që citon qëndrimin e specialistëve mbi përmbytjet në Shkodër.

“Rrihet kirurgu/ Babai: Duam mbrojtje” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Ndërkaq, në rubrikën ‘ekonomi’ në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Buxheti/ Zbardhet i plotë debati dje në PS”.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Në Uikileaks/ Zbardhen raportet e Kongresit të SHBA për ‘97”, i cili tregon detajet e reja nga publikimet e dokumentave sekrete të SHBA-ve mbi Shqipërinë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Malaj e Harasani, me buxhet alternativ/ Debat në grupin e PS”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Uji mbulon hyrjen e Shkodrës, 1 mijë të evakuar”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Vdekje nga uji dhe buka/ Rrëfehet e evakuara në konvikt”, i cili tregon intervistën e dhënë nga një grua e evakuar në konviktin e Shkodrës.

“Fotot/ Ramiz Alia dëshmon në gjyq kundër vejushes Nexhmije Hoxha”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, referuar një viteve ’90.

Ndërsa në një artikull tjetër të veçantë në këtë të përditshme, do të lexoni edhe atë me titull “SIDA/ Vdes foshnja 4-muajshe në Vlorë”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Liqeni i Shkodrës, pushton qytetin”, i cili tregon detaje nga përmbytjet në veri të vendit, ditën e djeshme.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “KLD, masë ndëshkimore për 3 gjyqtarë”.

Ndërsa çështja e rrahjes së mjekut në QSUT, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “I ati vdes gjatë operacionit, i biri rreh kardiologun”.

“Qeveria i fal 30 mijë kallashë Afganistanit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Grupi i PS vendos të votojë buxhetin, rebelohen deputetët”, i cili i referohet debatit të bërë dje në grupin parlamentar socialist mbi miratimin e buxhetit 2011.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Përmbytjet/ Shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Dëshmia në gjyq: Si më përdhunoi Artur Daja dhe më çoi prostitutë”.

“Intervista/ Skënder Gjinushi: Përse nuk duhet të digjen fletët e votimit” mbyll titujt e kësaj gazete.


Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 2 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE