Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Petraeus: Shqipëria, kontribuese kyç dhe një partner i çmueshëm
English

Petraeus: Shqipëria, kontribuese kyç dhe një partner i çmueshëm

Kabul, 2 dhjtor, NOA - Me rastin e 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë së Shqipërisë, trupat shqiptare me mision në Afganistan u përshëndetën, në ceremoninë e organizuar më këtë rast, nga gjeneral David Hoëell Petraeus, Komandant i Forcës së e Mbështetjes Ndërkombëtare të Sigurisë dhe, njëkohësisht, Komandant i Forcës së SHBA-ve në Afganistan.

Në fjalën e tij, Petraeus pasi uroi për këtë ditë të shënuar për gjithë kombin shqiptar u shpreh se “dua të përfitoj nga ky rast e t’u them gjithë trupave shqiptare këtu dhe më gjerë, trupave shqiptare jashtë Afganistanit faleminderit për kontributin tuaj të pamasë që vendi juaj, populli juaj dhe ju keni dhënë për Afganistanin”.

“Jemi sot këtu për nder të miqve tanë shqiptarë. Dua të përfitoj nga ky rasti t’u them gjithë trupave shqiptare këtu dhe më gjerë, trupave shqiptare jashtë Afganistanit, faleminderit për kontributin tuaj të pamasë që vendi juaj, populli juaj dhe ju keni dhënë për Afganistanin”, tha ai.

Duke shtuar se “nuk është hera e parë që kam punuar me shqiptarët, por gjithmonë mbetem kaq i habitur me shpirtin e tyre luftarak”.

“Ne të gjithë jemi, sigurisht, në mes të një beteje të fortë, dhe rruga përpara do të vazhdojë të jetë e vështirë. Por përmasat e detyrës sonë përputhet më së miri me përkushtimin e vendeve të ISAF si Shqipëria, dhe kurajos së trupave të tyre – nga ju. Është përsëri, për shkak të këtyre trupave te mrekullueshme, si këto të mbledhura sot këtu, që misioni ynë të jetë i mundur”, tha më tej ai.

n.e/NOA

KOMENTE